e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cavani injoron City-n dhe Chelsea-n, kryen testet mjekesore tek PSG-ja

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cavani injoron City-n dhe Chelsea-n, kryen testet mjekesore tek PSG-ja

Edinson Cavani është shumë pranë firmosje së një kontrate me skuadrën franceze të Paris Saint-Germain, në një marrëveshje që do të kapë shifrat e 55 milionë eurove.  Sulmuesi uruguaian do të lërë Napolin, duke injoruar Premier Leaguen për ligën e parë franceze. Manchester City dhe Chelsea ishin vënë në garë për të nënshkruar me sulmuesin uruguaian, por Cavani u fotografua sot teksa linte spitalin “Pitie Salpetriere” në Paris, ku kreu testet mjekësore për llogari të PSG-së. Skuadra kampione e Francës do të mbajë një konferencë për mediat ditën e nesërme nga ku pritet që të zyrtarizohet blerja e Cavanit.