e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cape Town, 3 Korrik ne oren 16:00 shkruhet historia…

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cape Town, 3 Korrik ne oren 16:00 shkruhet historia…
3 Korrik, Cape Town, ora 16:00, ne fushe do te zbresin 5 tituj boterore per te vazhduar ose braktisur endrren. Shifra marramendese dhe dy kombetare qe kane shfaqur loje spektakolare ne kete boteror. Ndoshta do ishte me e drejte nese perplaseshin ne finale, por askush nuk do ta shikoje si nje finale. Maradona me Seleccion do kete perballe Loew me talentet e tij qe kane kaluar cdo parashikim me lojen dhe rezultatet e arritura.

Kombetarja bardhekalter ka fituar 8 takime, ndersa europianet 5, por statistikat ne kete ndeshje vlejne shume pak. Argjentina ka nje sulm marramendes pasi bashke me stolin eshte nje kombetare qe te frikeson qysh ne leter. Tevez, Higuain, Messi, Aguero, Milito, jane sulmuesit me te lakmuar te momentit ne Europe.

Nuk ngelet pas as mesfusha me Mascherano, Di Maria apo Maxi Rodriguez. Mbrojtja duket ne te njejtin nivel me repartet e tjera; Burdisso dhe Demichelis nuk kane asgje me pak se Lucio e Juan tek Brazili. “Kemi kembe me te forta se kundershtaret dhe jam shume i qete”, tha Maradona ne daljen e fundit per shtyp. Por nga ana tjeter, Gjermania shfaqet me nje mbrojtje qe ne boteror ka fituar cilesi dhe besim.

Friedrich ne qender dhe Lahm ne te djathte jane dy diamantet e Loew ne repartin e terhequr. Ne mesfushe lojtaret e talentuar nuk mungojne; Ozil, kembe te forta dhe elegance, ndersa Muller parashikohet si e ardhmja e kesaj kombetareje. Perpara rreshtohen te perhershmit Klose-Podolski qe nuk e kane zhgenjyer asnjehere kete kombetare sa here kane zbritur ne fushe.

Per te gjetur kaq shume yje ne nje sfide ndoshta do na duhet te shfletojme historine, prandaj perplasja e se shtunes nuk do jete vetem per nje bilete gjysmefinaleje, por shume me teper, do te jete nje perballje per t’u treguar brezave te rinj se cfare magjie dhuron futbolli.