e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cana dhe Berisha, mezi kalojne klasen ndaj Milanit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cana dhe Berisha, mezi kalojne klasen ndaj Milanit

Shqiptarët vlerësohen me të njëjtën notë, 5.5. I pari përgjegjësi të goli i dytë, portieri mund të shmangte golin e parë. Lacio e shqiptarëve është mposhtur 3-1 nga Milani në “San Siro”, ndërsa kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, dhe portieri i kuqezinjve, Etrit Berisha, kanë luajtur 90 minuta në përballjen e djeshme. Lacio ka vuajtur shumë ndaj kuqezinjve të Milanos dhe është mundur 3-1. Në notat e dhëna pas ndeshjes, skuadra kryeqytetase nuk ka shkëlqyer, ndërsa Cana e Berisha, të dy me 5.5, nuk kanë mbetur në klasë si shumë prej shokëve të tyre.

Për portierin, mediat italiane theksojnë se ka pasur përgjegjësi të goli i parë kur ka vepruar me vonesë, ndërsa për mbrojtësin peshon përgjegjësia së bashku me holandezin De Vrij te goli i dytë, por edhe një ndërhyrje e rrezikshme ndaj Muntarit apo edhe një karton i verdhë. Gjithsesi kjo ishte vetëm ndeshja e parë, por lajmi i mirë është se trajneri Pioli sheh si Berishën ashtu edhe Canën si titullarë.