Cana 'braktis' Shqiperine...
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ylli i përfaqësueses shqiptare të futbollit Lorik Cana, ka vendosur të “braktisë” grumbullimin e kombëtares, pasi do të kurorëzojë martesën e tij me italianen Monika, një lajm ky jo i mirë për vajzat shqiptare. Sipas burimeve pranë lojtarit mësohet se Cana i ka kërkuar leje teknikut De Biazi, për t’u larguar nga grumbullimi i përfaqësueses shqiptare të futbollit dhe nuk do jetë i pranishëm në miqësoren e tretë të Shqipërisë me 8 qershor në San Marino. Ai u njoh me Monikën pas kalimit te Lacio, dhe ashtu si, Altin Lala dhe Erion Bogdani edhe Cana, ka zgjedhur një bashkëshorte italiane. Sa i takon dasmës, burime pranë çiftit kanë pohuar se ajo do të zhvillohet larg syrit të medias.