CAS nis degjimi i perfaqesuesve te Shqiperise

CAS, nis degjimi i perfaqesuesve te Shqiperise

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, CAS, nisi sot shqyrtimin e dosjes së Shipërisë. Përfaqësuesit e palës shqiptare janë paraqitur që në mëngjes në selinë e gjykatës, në Lozanë. I pari që ka dëshmuar për çfarë ndodhi në stadiumin "Partizani" të Beogradit më 14 tetor të vitit ë shkuar, ka qenë kapiteni Lorik Cana. Do të dëshmojnë gjithashtu edhe trajneri De Biasi dhe presidenti i FSHF -së Armando Duka. Pala shqiptare e dërgoi në CAS vendimin e dy komisioneve të UEFA -s, sipas të cilit Shqipëria e humbiste ndeshjen në tavolinë, për shkak se refuzoi të dalë në fushë. Pala shqiptare kërkon rrëzimin e këtij vendimi dhe fitoren e 3 pikëve në tavolinë. Sipas saj, lojëtarët e kishin të pamundur të dilnin në fushë, pasi ata u dhunuan nga tifozët apo edhe punonjësit e sigurisë së stadiumit. Po kështu, FSHF kërkon dënimin e Serbisë edhe për koret raciste. Një ditë më parë pala serbe kërkoi në CAS që t'i hiqej dënimi me 3 pikë nga rezultati i përgjithshëm, duke thënë se dhuna u provokua nga droni me banderolën e Shqipërisë së Madhe.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama