e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

CAS i jep 3 piket Shqiperise

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
CAS i jep 3 piket Shqiperise

Sot, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS) i ka dhënë tre pikët në tavolinë Shqipërisë për ndeshjen e 14 tetorit kundër Serbisë, njofton Portali Albeu.

Pas disa shtyrjesh, më në fund shqiptarët morën atë që meritonin me atë që ndodhi në Beograd, ku kuqezinjtë ranë viktimë e dhunës dhe thirrjeve shoviniste nga ana e tifozëve dhe personelit të sigurisë në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Pas këtij vendimi, Shqipëria ngjitet në vend të dytë në Grupin I me 10 pikë, aq sa edhe Danimarka por me një ndeshje më pak.