e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bylisi u bën apel tifozëve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bylisi u bën apel tifozëve

Në Ballsh kërkohet ndihma e të gjithëve për të mundur Vllazninë. Përpos lojtarëve në fushën e lojës dhe taktikës që do të përdorë boshnjaku Adnan Zildzoviç, drejtuesit duan edhe një mbështetje të gjerë në shkallët e stadiumit "Adush Muça".bylis partizani Për këtë arsye, po mendohet që të ketë çmime të arsyeshme, ose edhe hapja e portave, në mënyrë që të ketë masivitet në shkallët e stadiumit.

Duke qenë se kjo është një sfidë direkte, por që për më tepër vlen shumë edhe për sa i përket mbijetesës dhe një humbje do bënte që Vllaznia të largohej më tej në klasifikim, në Ballsh janë mobilizuar për ta kaluar me sukses këtë ndeshje.

Çdo rezultat tjetër veç fitores do të konsiderohet si dështim dhe këtë gjë drejtuesit ua kanë bërë të qartë edhe lojtarëve, sepse humbja mund të hidhte në "erë" tërë sezonin dhe gjithë shpenzimet e bëra deri më tani.

Nga ana tjetër, Zildzoviç po mundohet të mbajë të karikuar lojtarët dhe ngulmon shumë te grinta që do të japin në fushë, sepse i kanë të gjitha mundësitë për të dalë me tri pikë nga kjo ndeshje. Mungesat e shumta për arsye kartonësh pritet që ta privojnë jo pak Bylisin nga cilësia në fushë, por, nga ana tjetër, edhe ata që do të aktivizohen do të mundohen të bëjnë gjithçka në fushë.