e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bylisi kërkon të lajë mëkatet në Pukë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bylisi kërkon të lajë mëkatet në Pukë

Për Bylisin çdo rezultat tjetër veç fitores në transfertën e Pukës do të konsiderohet si një dështim, për vetë pozitat që mban skuadra në klasifikim. BylisiiiBallshiotët e shohin veten të avantazhuar në këtë ndeshje në krahasim me kundërshtarin, pasi Tërbuni duket si pa objektiv dhe motivimi në kampin mallakastriot është në maksimum. Edhe pse vijnë pas një humbjeje në shtëpi ndaj Kukësit, Bylisi e sheh ende veten në garë për një vend në Superiore, pasi Flamurtari qëndron vetëm tri pikë para tyre.

Çka do të thotë se ballshiotët i kanë ende në dorën e tyre fatet e këtij sezoni, sepse deri në fundin e kampionatit kanë një ndeshje direkte me vlonjatët në shtëpi. Për këtë arsye, në Ballsh nuk janë të kapur nga paniku i pikëve, për shkak se i kanë të gjitha mundësitë për të bërë përmbysjen në renditje dhe në fund të spostojnë vlonjatët në vendin e nëntë.

Gjithsesi, situata nuk është shumë e qetë përpara sfidës me Tërbunin, për shkak të gjobave dhe ndëshkimeve që mund të marrin lojtarët për ecurinë e dobët në ndeshjet e fundit. Ndaj, përballja e Pukës shihet edhe si një autokritikë për ekipin, në mënyrë që të lajë edhe "mëkatet" e rezultateve të dobëta deri më tani.