Bundesliga, kunder teknologjise se vijes fatale
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bundesliga gjermane nuk do t'i bashkohet Premier League në përdorimin e teknologjisë për të përcaktuar nëse topi kalon ose jo vijën fatale. Klubet profesioniste gjermane ose më saktë 36 klubet e Bundesligës dhe Bundesligës 2 votuan kundër përfshirjes së teknologjisë në kampionat, informoi të hënën Federata Gjermane e Futbollit (DFB). Propozimi për këtë ndryshim ishte bërë nga Bajerni i Mynihut, por nuk gjeti mbështetjen e nevojshme për t'u aplikuar. Vendimtar në përcaktimin e votës klubet e Bundesligës 2, me vetëm tre prej 18 ekipeve që mbështetën këtë ndryshim.