e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

'Bujar Nishani nuk mund te zgjidhet President, sot'

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
'Bujar Nishani nuk mund te zgjidhet President, sot'
Në një kohë kur pas një orë Kuvendit pritet të mblidhet për të votuar Bujar Nishanin për President të Republikës, Lëvizja “Nano për President” pretendon se kemi të bëjmë me “gafë Kushtetuese”. Kjo për shkak se një ministër nuk mund të zgjidhet President nëse nuk jep dorëheqjen. Në këtë pikëpamje edhe nëse Nishani paraqet dorëheqjen para votimit në Kuvend, ajo duhet të dekretohet nga Presidenti që ai të mos konsiderohet më ministër në detyrë.

“Dorëheqja e tij, ka vlerë ligjore vetëm pasi është pranuar me dekret nga Presidenti i Republikës”, thuhet në komunikatën e shpërndarë nga Lëvizja “Nano për President”. Kandidimi i Nishanit për President gjithashtu do t’i “hiqte” një votë mazhorancës për shkak se ai nuk mund të votojë për vetveten.