e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Brozoviç: Jam i Interit, kapim vendin e tretë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Brozoviç: Jam i Interit, kapim vendin e tretë

brozovicMarselo Brozoviç po kalon një moment të artë të karrierës së tij. Mesfushori kroat i Interit ka treguar formë mjaft të mirë jo vetëm me zikaltrit, por edhe me Kroacinë, ku ditët e fundit ka ndëshkuar si Rusinë, edhe Izraelin. Për golat dhe zërat e merkatos ai pranoi dje që t'u përgjigjej pyetjeve që i drejtoi portali sportiv "Jutarnji".

Momenti dhe Perisiç - "Si unë, edhe Ivani po luajmë shumë mirë në javët e fundit. Shpresoj shumë që të ruajmë të njëjtin nivel loje edhe në javët në vazhdim e të mbërrijmë mirë në Europian".

Mbi sezonin me Interin - "Mançini ka të drejtë kur thotë se ne tani po fillojmë që të ambientohemi me klubin dhe futbollin italian. Sa i përket klasifikimit, nuk më pëlqen aspak. Duhej të ishim mes tri të parave, por kemi zhvilluar shumë ndeshje të këqija ku kemi humbur pikë të vlefshme.

Tani duhet të shikojmë përpara, pasi kemi ende shumë ndeshje në dispozicion ku duhet marrim pikët e nevojshme për t'u ngjitur në vend të tretë. Kemi tetë takime në dispozicion për të arritur aty ku e meritojmë".

E ardhmja - "Është e vërtetë se për mua është folur shumë. Nuk e di se nga ku dalin zërat që tregojnë për një transferim timin tek Arsenali. Unë për momentin jam i përqendruar plotësisht tek Interi. Këtu shikoj të ardhmen. Tani për tani jam një lojtar zikaltër dhe sillem si i tillë. Gjithsesi, pas Europianit do të mësojmë të gjithë më shumë. Tani për tani është herët që të flas me siguri".