Britania i trembet publikimit te sekreteve nga taksat e Kameron
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Faqet e internetit të qeverisë britanike janë në rrezik nga sulmet e mundshme të mbështetësve të Wikileaks-it, e cila turbulloi të gjithë botën diplomatike me publikimin e mbi 250 mijë dokumenteve të klasifikuara të diplomacisë amerikane. Dje, kryeministri David Kameron tha se shqetësimi më i madh lidhej me sulmet në faqet e internetit që lidhen me taksat apo përfitimet sociale, të cilat përfshijnë informacione shumë të ndjeshme. Frika e qeverisë britanike erdhi pas sulmit të kompanive që nuk mbështetën Wikileaks nga hakerët e tjerë që i dolën në krah Julian Assange pas arrestimit të tij, duke vazhduar misionin e publikimit të sekreteve. Hakerët kanë sulmuar kompanitë që ndërprenë shërbimet për Wikileaks-in, përfshi "Visa", "MasterCard" dhe "PayPal".
Themeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange, do të paraqitet para gjykatës sot. Nëse gjykata vendos për ekstradimin e Assange në Suedi, (e cila e nxori atë në kërkim ndërkombëtar me pullë të kuqe, si një nga kriminelët më të rrezikshëm, ndërkohë që përballet me akuza seksuale jo të rënda), atëherë zemërimi i hakerëve mund të drejtohet nga Londra zyrtare, e cila me sa duket nuk është shumë e sigurt për mbrojtjen e të dhënave sekrete të saj. Ndërkohë, numri dy i faqes së internetit Wikileaks po përpiqet të lançojë një alternativë përveç uebsajtit me profil të lartë. Daniel Domscheit Berg, i cili u tërhoq pas disa mosmarrëveshjeve me themeluesin e Wikileaks, Assange, planifikon të hapë Openleaks gjatë muajve të ardhshëm. Sipas të dhënave, teknologjia që mund të instalohet në çdo faqe të organizatës, iu mundëson përdoruesve të publikojnë në mënyrë anonime të dhënat që zotërojnë. Themeluesit e saj premtojnë se ata do të paraqesin në të problemet që kanë pasur me Wikileaks.