Britania e Madhe ‘amniston emigrantet’
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Përpjekja e Agjencisë Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar për të pastruar rastet e prapambetura, mund të rezultojë një "amnisti" për emigrantët të cilët nuk kanë të drejtë të jetojnë në Britani të Madhe, paralajmërojnë deputetët.
Kreu i Komisionit për Çështjet e Brëndshme, Keith Vaz, ka thënë se bëhet fjalë për një numër emigrantësh të barabartë me popullsinë e Islandës.
Në një kohë kur deputetët britanikë shprehin shqetësim në lidhje me planet për të mbyllur në arkiv çështjet e pazgjidhura, me të cilët zyrtarët kanë humbur kontaktin, zyrtarët e agjencisë mohojnë se kjo është një amnisti.
Në një raport të fundit thuhet se deri në fund të qershorit ka 302 000 raste ku çështja mes Agjencisë Kufitare dhe emigrantit të paligjshëm nuk është zgjidhur. 174 00 prej tyre konsiderohen “emigrantë të refuzuar”.