e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Briken Calja fiton medalje në stilin e shkëputjes në Europian

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Briken Calja fiton medalje në stilin e shkëputjes në Europian

Në ditën e tretë të garave të kampionatit europian që po zhvillohet në Forde të Norvegjisë, peshëngritësi Briken Calja zuri vendin e tretë.

calja-1-653x393Ai realizoi me sukses mbrëmjen e së martës dy provat e para në stilin e shkëputjes në peshën 142 kg dhe 145 kg, ndërsa dështoi në provën e tretë me 147 kg.

Calja garoi në kategorinë 69 kg, në Baterinë A. Konkurrimi i tij vjen një ditë pasi peshëngritësja Evagjelia Veli mbeti jashtë zonës së medaljes (e pesta).