Breivik: Jam frymezuar nga luftetaret serb gjate bombardimeve te NATO-s
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vrasësi i 77 personave të pafajshëm në Norvegji, Anders Breivik ka deklaruar para gjykatës se është frymëzuar nga “nacionalistët serb” duke u përpjekur të distancojë veten nga “shkolla e vjetër” e të djathtës ekstreme e propaganduar nga nazistët. 33-vjeçari është pyetur mbi filozofinë që fshihet pas sulmit vdekjeprurës dhe rrjetit të Kalorësve Templar, të cilën ia pretendon se e ka bashkë-themeluar në Londër në vitin 2002.
Ai ka thënë se në një farë mënyrë identiteti i tij është marrë nga Serbia. Breivik thotë se dëshironte të bëhej si serbët të cilët luftuan gjatë bombardimit të NATO-s në vitin 1999, e cila sipas tij ishte një “kryqëzatë”. Ai pretendon se ka takuar një “hero lufte” serb gjatë një udhëtimi në Liberi në vitin 2002 por refuzoi ta identifikojë atë. Breivik e përshkruar veten si një luftëtar rezistent dhe i gatshëm të vdesë për kauzën e tij. “Jam një militant kristian”, tha ai duke shtuar se “nuk jam besimtar praktikues”. Ndërsa lidhur me Kalorësinë Templare, prokurorët thonë se ajo nuk ekziston në mënyrën se si e përshkruan Breivik por ky i fundit e kundërshtoi një gjë të tillë.
Breivik nëse rezulton i përgjegjshëm mendërisht rrezikon deri në 21 vite burg. Por ai e ka cilësuar patetike një dënim të tillë. “Shfajësimi ose dënimi me vdekje janë dy rrugët e logjikshme të kësaj çështje. 21 vite burg e shoh si dënim patetik”, tha 33-vjeçari para gjykatës. Por në Norvegji nuk ekziston dënimi me vdekje. I vetmi vend në Evropë që ka në fuqi një dënim të tillë është Bjellorusia. Norvegjia e hoqi një dënim të tillë në vitin 1905 por e la në fuqi për krimet lufte deri në vitin 1979. /F.Stafa/