e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Brazili fiton me veshtiresi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Brazili fiton me veshtiresi
Pas 0-0 mes Bregut te Fildishte dhe Portugalise perfunduan mbreme ndeshjet e grupit G. Ne fushe Brazili superfavoriti mundi Koren e Veriut. Pas 45 minutash loje ekipi i 'Selecao' nuk beri ndonje gjuajtje ne porte dhe loja e Brazilianve nuk ishte ne ato nivele qe pritej.

Per te zhbllokuar rezultatin duhet te presim minuten e 55 kur Maicon pas nje depertimi ne zone arrine te shenoj me nje gjuajtje qe me shume dukej si pasim ne zone, me vone ne minuten 72 dyfishon Elano, golin per Koren e Veriut e shenoi Yun Nam Ji. Brazili eshte kryesuesja e grupit G por loja e shfaqur nuk i ka shpetuar kritikave te mediave Braziliane dhe atyre Europiane per ekipin qe mbahet si me te favorizuar per te fituar kupen e botes.

Ekipi Korese se Veriut gjithashtu shfaqen shume te kenaqur per proven e ofruar ne fushen e lojes, duke vene jo pak here ne veshtirsi Brazilin. Agjensia qendorre e lajmeve 'KCNA' pergezoj lojtaret duke deklaruar se 'Ato kurre nuk e kane humbur besimin', protagonistet e nje ndeshje te forte.