e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Brazil-Portugali: Sot Vendoset kush do jete ekipi qe do perballet me Spanjen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Brazil-Portugali: Sot Vendoset kush do jete ekipi qe do perballet me Spanjen
Nje perballje interesante per kreun e Grupit G pritet te zhvillohet sot ne oren 16.00. Kryesuesja Brazili tashme e kualifikuar me 6 pike perballe ndjekeses Portugali me 4 pike e cila fale golavarazhit shume te mire eshte gjithashtu e kualifikuar nqs Bregu i Fildishte nuk fiton 8-0 ndaj Korese se Veriut.

Kjo sfide pritet te jete shume interesante sepse ve perballe dy ekipe me te njejtin stil loje (Portugalia shpesh etiketohet edhe si Brazili i Evropes), dhe per faktin tjeter sepse ne llogari hyn edhe Spanja e cila luan me Kilin ne mbremje. Te dyja ekipet do luftoje te marrin kreun e grupit megjithse kjo mund ti vere perballe nje kundershtari te frikshem sic ehste Spanja e cila ishte etiketuar si favoritja kryesore per fitimin e trofeut.

Portugalia beri nje paraqitje impresionuese ndaj Korese se Veriut duke e shpartalluar me rrezultatin 7-0 me gjithe nje nisje te vaket ne ndeshjen e pare kunder Bregut te Fildishte. Nga ana tjeter Brazili akoma nuk ka bindur tifozet e vet me paraqitjet e tij te deritanishme dhe Dunga eshte kritikuar shume per kete loje qe po zhvillon Brazili!