Brazil 2014, Shqiperia syte nga goglat
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sot ora 20:00 hidhet shorti i eliminatoreve të Kupës së Botës. Kuqezinjtë në vazon 4
Shpresë dhe ankth. Gjithçka është gati për të zbuluar kundërshtarët e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2014. Sot në orën 20:00, në Rio de Zhaneiro do të hidhet shorti për grupet eliminatore të aktivitetit më të rëndësishëm të futbollit. Përfaqësuesja kuqezi ndodhet në vazon 4, duke bërë një hap mjaft të rëndësishëm përpara. Ecuria dhe rezultatet e mira të skuadrës së drejtuar nga Josip Kuzhe janë shpërblyer me një klasifikim të kënaqshëm në renditjen e FIFA-s dhe UEFA-s, duke realizuar objektivin kryesor të Federatës Shqiptare të Futbollit, që ishte ngjitja një vazo më lart.
Në këtë mënyrë, Shqipëria ka shansin që të luajë në një grup me dy skuadra më të dobëta se vetja (të paktën në letër, duke u bazuar te renditja). Kjo do t’i shërbejë Kombëtares për të pretenduar një pozicionim më të mirë në grupet kualifikues dhe vazhduar ngjitjen e shkallëve në renditje: nëse rritja është progresive, atëherë kuqezinjtë do të kenë shanse reale për t’u kualifikuar për herë të parë në një aktivitet madhor, dhe kjo mund të ndodhë prej Europianit 2016, kur do të rritet edhe numri i ekipeve pjesëmarrëse.
Vazot – 175 vende do të ngulin sytë te vazot e shortit, ndërsa skuadra e vetme që e ka të siguruar kualifikimin në Botërorin 2014 është Brazili, si vend organizator. Të gjitha skuadrat e tjera do të kalojnë në maratonën e kualifikueseve. Për sa i takon Europës, 53 përfaqësuese do të luftojnë për 13 vende në evenimentin e Amerikës Jugore. Për eliminatoret që do të zhvillohen nga 7 shtatori 2012 deri më 15 tetor 2013, ndarja do të bëhet në 8 grupe me nga 6 skuadra dhe një me 5. Nëntë ekipet që do të renditen të para kualifikohen direkt në finalet e Kupës së Botës 2014, ndërsa tetë ekipet më të mira të renditura të dytat do të luajnë në “play-off”. Duke u bazuar te renditja e korrikut të FIFA-s, në vazon 1 ndodhen nëntë skuadrat e para europiane.
Mes atyre që ndryshe njihen si “kokat e serisë”, përveç Spanjës, kampione të botës në fuqi, ndodhen edhe Holanda, Gjermania, Anglia, Portugalia, Italia, Kroacia, Norvegjia e Greqia. Ndërkohë, në vazon e dytë ndodhen kundërshtarë shumë të vështirë si Franca, Rusia, Suedia, Danimarka apo Turqia, ndërsa në vazon e tretë ekipe si Zvicra, Belgjika, Çekia apo Ukraina. Fakti pozitiv në këtë short për Shqipërinë është evitimi i ballkanaseve Bullgari apo Rumani, si edhe i Skocisë, Austrisë, Irlandës së Veriut e Polonisë, që janë në vazon 4 me kuqezinjtë. Por një rrezik i madh vjen edhe nga vazo 5, ku kundërshtarë të mundshëm janë Finlanda, Qipro apo Maqedonia.
Shorti – Trajneri Josip Kuzhe mungon në Rio de Zhaneiro, ndërsa FSHF përfaqësohet nga presidenti Armand Duka dhe krahu i tij i djathtë, Lutfi Nuri. Drejtuesit e federatës shpresojnë te një short i favorshëm në fushë, por që do t’i sigurojë arkave të institucionit edhe të ardhura. Nga eliminatoret e Euro 2012, FSHF-ja ka përfituar 5.1 milionë euro nga e drejta televizive, ndërsa me rivalë si Gjermania, Anglia, Spanja, Italia apo Franca e Rusia nga vazo 2, kjo shifër mund të dyfishohej.