e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bogdani rikthehet tek Siena, firmoset kontrata

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bogdani rikthehet tek Siena, firmoset kontrata
Futbollisti shqiptar Erjon Bogdani rikthehet tek Siena, klubi më të cilën luajti nga vitet 2005 deri në 2007. Ky kalim u bë në përfundim të merkatos së janarit, ku Bogdani kaloi nga Cesena drejt klubit të cilit i dhuroi 13 gola në 49 daljet e tij në fushën e blertë. 34-vjeçari nuk ndihej i realizuar në skuadrën e Cesenës e cila qëndron e parafundit në klasifikimin aktual në Itali. Ndërsa kontrata me Sienën është në shkruar deri në fund të sezonit tjetër, në 2013-ën.