Bogdani: Ndaj Juves, Çezena si ne dy ndeshjet e fundit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Menjëherë pas fitores 2-0 të Çezenës ndaj Xhenoas, Erjon Bogdani e komentoi këtë triumf për gazetën “Il Corriere di Romagna”:
Çfarë ndodhi në momentin e penalltisë së fituar?
Ishte një top i gjatë me kokë i Çekarelit, që erdhi tek unë: sulmova direkt portën, duke u futur mes topit dhe mbrojtësit, më pas doja të gjuaja, por e pashë veten në tokë. Ishte penallti e qartë, por duhej edhe kartoni i kuq për Moretin.
Mutu shënoi një dopjetë, duket se po integrohet në skuadër...
Adrian është vërtet një lojtar i çmendur, por ne kemi nevojë për numrat e tij. Pozitive është që ai po e kupton çfarë do të thotë të luash te Çezena. Për atë nuk ishte e lehtë, vinte nga Fiorentina, ku ka shumë lojtarë që të ndihmojnë me topa në sulm. Ndërsa këtu është ai që duhet të vihet të dispozicion të skuadrës. Por e njoh mirë dhe po vërej se po përfshihet gjithnjë e më shumë në këtë realitet. Tani është zhbllokuar dhe besoj se do të japë kontributin e tij në arritjen e objektivave.
Çfarë shije ju kanë lënë këto dy fitore radhazi?
Fitorja të jep gjithnjë shumë kënaqësi dhe jam vërtet i lumtur për skuadrën. Në këtë ndeshje luajta si zëvendësues, por u futa në momentin e duhur. Jo gjithnjë është e lehtë të kapësh ritmin e lojës. Por shkoi mirë, unë ndihem mirë dhe tani do të impenjohem maksimalisht për të vënë në vështirësi trajnerin. Sa më mirë të luaj aq më shumë alternativa do të ketë ai.
Si ndiheni kur luani me Mutu në krah?
Merrem vesh shumë mirë me të, por është trajneri ai që vendos se kush do të luajë. Më duhet të nënvizoj se skuadra po përmirësohet. Të gjitha repartet po funksionojnë mirë dhe ata që luajnë më pak, janë gjithnjë të gatshëm.
Por në klasifikim vazhdoni të jeni në vendet e fundit?
Po ngjitemi, por rruga është e gjatë. Fitoret me Bolonjën e Xhenoan na kanë ndihmuar, por tani vijnë tri ndeshje shumë të vështira me Juven, Palermon e Interin. Për të siguruar shpëtimin ende e shikojmë se do të jetë shumë e vështirë.
Ndeshjen e radhës e keni me Juven. Cila është këshilla juaj?
Në Torino duhet të zbresim në fushë me të njëjtin përqendrim me të cilin luajtëm në dy ndeshjet e fundit. Si fillim duhet të mos pësojmë gol, sepse rastet për shënim do t’i krijojmë.
Çfarë ka ndryshuar te kjo Çezenë?
Në Itali nuk ekziston futbolli shampanjë, në verë përreth kësaj Çezene ndieja shumë entuziazëm: nga pak të gjithë mendonim se mund të luanim një futboll shampanjë. Sipas meje ekziston nevoja për kualitete të tjera për të siguruar qëndrimin. Tani është një tjetër Çezenë: ka më shumë besim dhe më shumë bindje. Kjo na mungonte në nivelin e mentalitetit dhe më parë ishte gjithçka më e vështirë.