e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Besnik Hasi trajner i ri i Anderlehtit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Besnik Hasi trajner i ri i Anderlehtit

“Shqiptari, shef i serbëve në Anderleht” , shkruan gazeta beogradase “Novosti”, duke kujtuar se në ekipin që do ta drejtojë Hasi luajnë edhe dy lojtarë të përfaqësuese së Serbisë. Ish-futbollisti i famshëm kosovar, Besnik Hasi ,është zyrtarizuar të hënën trajner i Anderlehtit. Në faqen zyrtare të Anderlehtit është raportuar për konferencën e parë të Hasit si trajner i klubit më të madh belg.


Të dielën, pas disfatës befasuese të Anderlehtit nga skuadra Leuven, mediet në Belgjikë shkruanin se trajnerit holandez Van den Brom nuk mund të qëndronte më në krye të stafit tektnik të klubit. Besni Hasi, 42-vjeçar, i lindur në Gjakovë, gjatë karrierës së tij, ka luajtur gjashtë sezone për Anderlehtin, nga vitit 2000 deri në vitin 2006. Deri sot ai ka qenë ndihmës i trajnerit Van den Brom. Hasi bëhet trajneri i parë shqiptar që e udhëheq një skuadër kaq të madhe evropiane. Kjo sigurisht që do t’i gëzojë shqiptarët, kudo që ndodhen, por duket se nuk do t’u përqejë serbëve. Gazeta beogradase “Novosti” që në titull të lajmit për zëvendësimin e ish-trajnerit të deridjeshëm të Anderlehtit e vë theksin te përkatësia kombëtare e Besnik Hasit.


“Shqiptari, shef i serbëve në Anderleht” , shkruan kjo gazetë, duke kujtuar se në ekipin që do ta drejtojë Hasi luajnë edhe dy lojtarë të përfaqësuese së Serbisë, Aleksandar Mitroviq dhe Luka Milivojeviq.