Besart Berisha, legjionari shqiptare qe po mrekullon Australine
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sulmuesi i kombëtares kuq e zi, i cili është “arratisur” në Australi për të gjetur edhe formën e shkëlqyer, me sa duket ja ka arritur qëllimeve të tij. Madje ka arritur të bëjë më shumë nga se do të mendonte vet ai dhe kushdo tjetër. Në pak kohë ai është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm të ekipit të futbollit, Brisbane Roar dhe të ligës së futbollit Australian. Një transformim që ka bërë edhe fokusim e interesit të klubeve evropiane drejt tij. Ky moment i shkëlqyer i sulmuesit tanë, është një “armë” e vlefshme edhe për ekipin kombëtar, në prag të fillimit të eliminatoreve.
Nominimi për “sportistin e vitit”
Ky moment i shkëlqyer i Berishës, i ka mundësuar edhe një ftesë në mbrëmjen gala që do të zhvillohet në datën 10 Prill të “Australian Sports Awards”. Një mbremje e cila shpall edhe çmimet sportive të vitit. Vlerësime të cilat shkojnë për portierin më të mirë të vitit, lojtarin ëm të mirë të vitit, “njeriun asis” më të mirë të vitit, golashënuesin e vitit, etj. “Pak ditë më parë më erdhi një ftesë për “Australian Sport Award”. Jam i dominuar në kategorinë sportive “Golashënuesi më i mirë” por edhe në kategorinë “Sportisti i Vitit”, tregon Besart Berisha. Sigurisht titullin e parë mundet ta fitoj shumë lehtë pasi ka dyfishin e golave të futbollistit që renditet i dyti, por titullin i dytë i cili është edhe më i rëndësishmi do të jetë ai që duhet të fitoj Besarti. Megjithatë këtë titull ai mundet edhe ta fitoj, fal edhe simpatisë së fituar nga tifozët australian kohët e fundit.
Lojtari i dy ligave të kampioneve
Çdo kontinent, kompeticionin me më shumë rëndësi ka pikërisht Ligën e Kampioneve. Një kompeticion ku marrin pjesë ekipet e futbollit më të mira të kontinentit. Në Evropë është “Uefa Champions League” (Liga e Kampioneve të Evropës). Ndërkohë në Amerikë është “Cuppa Libertadores” dhe në Azi është organizuar një Ligë Kampionësh e cila titullohet “AFC Champions League”, ku ekipet Australiane luajnë prej vitit 2007. Dhe pikërisht Brisbane, ekipi në të cilin luan Besarti, ka dalë edhe vjet kampione e Australisë duke siguruar kështu edhe kualifikimin direkt. Me këtë aktivizim të Berishës, në lojë, ai është bërë edhe futbollisti i parë shqiptarë, i cili ka luajtur në dy Liga Kampionesh. Por jo vetëm kaq ai gjithashtu ka një tjetër rekord në veten e tij, atë të golit të shënuar ne fazën e grupeve, me ish ekipin e tij gjerman, Hamburg. Pikërisht në ndeshjen e sezonit 2006-07, të luajtur kundër Cska-së së Moskës, me datë 6 dhjetor. Në këtë sezon ai luajti dy ndeshje dhe shënoj një gol. Në Ligën e Kampionëve të Evropës luajnë ekipet më të forta në botë dhe lojtarët më të mirë. “Në Ligën e Kampionëve të Azisë aktivizohen vetëm lojtarët më të mirë të Azisë e Australisë. Por, respekti për garën, organizimi dhe vlera është e njëjtë. Unë po përjetoj sërish ndjesinë e paraqitjes në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Berisha. “Jam shumë krenar që jam shqiptari i parë që kam shënuar në Ligën e Kampionëve. Do të kisha shumë dëshirë që të isha i pari që shënon edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë”.
Sezoni në Australi
Ky sezon i mrekullueshëm për Besart Berishën, mundet të përkthehet shumë thjesht, në një shifër: 18 gola në 24 ndeshje. Një shifër që i siguron atij vendin e parë në renditjen e golashënuesve. Gjithashtu ai është kthyer shumë shpejtë në vetëm një sezon, si një “protagonist” i ekipit. Një lojtar kyç për formacionin e parë dhe për ecurinë e ekipit. Golat e tij kanë mundësuar në ndeshjen e fundit që ekipi të mos pësonte një humbje dhe të mbetej pas nga vendi i parë. Pikërisht ky vend është edhe objektivi i ekipit, i cili ka grumbulluar 43 pikë për 25 ndeshje të luajtura. Ndërkohë ekipi i vendit të parë “Central Coast Mariners”, është renditur në vendin e parë me dy pikë më shumë. Faqja zyrtare e kampionatit australian, ka hapur një sondazh në faqen e saj. Në këtë sondazh janë të renditur gjashtë lojtarë nga ekipe të ndryshme nga ku, njëri prej tyre është edhe Besart Berisha. Madje ai ka arritur të siguroj edhe numrin më të madh të votave në vizitorët e kësaj faqeje të internetit. Ai kryeson me 27% të votave, ndërkohë vendi i dytë momentalisht është Jeremi Broki me 21%. Ky sondazh do të jetë një indikator i mirë për jurinë e cila do të zgjedh se kush do të jetë edhe sportisti i vitit.
Dinamo e Zagrebit hedh sytë tek Berisha
Ekipi kroat i dinamos së Zagrebit, ka shfaqur një interes të fortë ër sulmuesin tonë. Një interes i cili shumë shpejt do të konkretizohet edhe me një ofertë për të. Synimet e ekipit kroat, janë që ai në verë të vihet në shërbim të ekipit kryeqytetas. Sipas mediave kroate, drejtori sportiv i Dinamos, Zoran Mamiç, ka ndjekur nga afër tri ndeshje të Brisbanes dhe mësohet se i ka dhënë leje vëllait të tij të madh, Zdravko Mamiç, që është president i klubit, të nisë procedurat për transferimin e Besart Berishës nga Australia në Zagreb. Kështu që stafi i Dinamos po përgatit ofertën konkrete për Brisbanen, në mënyrë që Besart Berisha të bëhet pjesë skuadrës sapo të hapet merkatoja verore. Trajneri i Dinamos, Ante Çaçiç, ka kërkuar nga drejtuesit që të nisin punën për të gjetur sulmues të ri për sezonin tjetër, pasi pritet që në përfundim të këtij sezoni do të largohen dyshja sulmuese Rukavina-Beqiraj, të cilët kërkohen nga disa skuadra evropiane.
Pra, me shumë gjasa, Besart Berisha në do të zëvendësojë shqiptaro-malazezin Fatos Beqiraj tek Dinamo e Zagrebit. Njëkohësisht trajneri Çaçiç pohon interesimin e Dinamos për sulmuesin shqiptar: “Shpërthimin e Besart Berishës në Ligën A të Australisë po e ndjekim prej kohësh dhe kemi krijuar bindjen se ai do të ishte një përforcim i nevojshëm për skuadrën tonë.” Por në këtë pikë problem do të jetë fakti se pak kohë më parë Berisha ka rinovuar kontratën e tij me Brisbane. Por transferimi i tij në Zagreb, do të sjell edhe një lajm të mirë për kombëtaren kuq e zi. Kjo për shkak se ne grumbullimet e kuq e zinjve, Berisha do të jetë i pranishëm për shkak të distancës së shkurtër dhe jo me mira kilometra larg, siç është në Australi.