Berthamori, Obama paralajmeron Iranin
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama i ka bërë thirrje Iranit të veprojë me “urgjencë” në zgjidhjen e programit të tij të diskutueshëm bërthamor. “Është koha për ta zgjidhur në rrugë diplomatike. Është gjithmonë preferencë e imja që këto çështje të zgjidhen me diplomaci. Por, koha kalon. Udhëheqësit e Iranit duhet të kuptojnë se edhe ata përballen me një zgjidhje. Irani duhet të veprojë me seriozitetin dhe urgjencën që kërkon momenti. Irani duhet t’i përmbushë obligimet e tij”, ka thënë Obama. Ai i ka bërë këto komente në një universitet të Koresë Jugore, në prag të samitit për siguri bërthamore. Presidenti amerikan po ashtu u ka bërë thirrje liderëve të Koresë Veriore “të kenë kurajë për të ndjekur paqen”, ndërsa i ka paralajmëruar se provokimi çon në të tjera dënime ndërkombëtare.