e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Berluskoni nuk njeh diplomaci për Milanin, sulmon Mihajloviçin në fushë (FOTO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Berluskoni nuk njeh diplomaci për Milanin, sulmon Mihajloviçin në fushë (FOTO)

Kur flitet për Milanin Silvio Berluskoni nuk njeh diplomaci. 'Kavalieri' ishte prezent në 'San Siro' në ndeshjen mes Milanit dhe Lacios (1-1).

212449041-e6c5f827-0327-46eb-a373-535c705e491fPara fillimit të takimit, ai zbriti në fushë bashkë me kandidatin për kryetar bashkie të Milanos, Stefano Parisi.

Berluskoni nuk shfaqi simpati për Mihajloviçin dhe mënyrën se si ai po e drejton Milanin.

I pyetur para ndeshjes se "çfarë Milani prisni?", ai iu përgjigj se: Pres që të luajë pak më mirë...

211607738-65c443aa-500f-45c4-b851-dbbda43de584

Gazetari: Milani i Mihajloviçit nuk ju bind?

Berluskoni: Më falni, po ju prej sa kohësh shihni futboll?

Gazetari: Ah, që nga koha e Schiaffino si ju...

Berluskoni: Dhe atëherë, çfarë pyetje më bëni?

214845961-67b779be-ea85-408f-82a2-a31b84ae51d6