Berishen e merr malli per opoziten dhe gazetat
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kryeministri Berisha e ka kthyer faqen e tij në Facebook ne një ditarë të dytë personal. Ai aty shkruan si fillon dita, cilat janë gjërat e pazakonshme që ai has në çdo fillim dite, dhe si pret të jetë dita e tij e punës. Në një shkrim me titull “Dy rrëfenjëzapër ju" Berisha përshkruan fillimin e ditës së tij, ku nuk ka harruar të ironizoj opozitën dhe media gjithashtu.
“Në mëngjes shkova në zyrë. Dita ishte e bukur, vërtet një pranverë në dimër. Hapa dritaren dhe gjatë gjithë ditës nuk u dëgjua as dhe një ciu-ciu. Pyeta këshilltarët e mi se çfarë kishte ndodhur. Më thanë se opozita po fle. Gjumë të embël dhe gezuar Vitin e Ri opozitë! - thashë me vete – veçse kur te zgjohesh nga avujt e ahengut dhe kumbarit të Vitit të Ri, mos bërtit se fajin për letargjinë e zgjatur e ka Saliu”,- shkruan Berisha në faqene tij në Facebook.
Në vazhdim ai ka vazhduar të ironizoj mediat, duke thënë se janë në pushime.
“Unë e nis ditën me leximin e gazetave, por sot në tavolinën e punës nuk gjeta asnjë syresh. Pyeta Erlen (zëdhënësen time): Ku janë gazetat? Ajo m’u përgjigj se sot nuk ka gazeta, sepse ato ende janë me pushime. Mendova se duhet të falënderojmë dy herë mediat elektronike, si për larminë dhe cilësinë e lartë të programeve të mrekullueshme artistike që ato kishin përgatitur për Vitin e Ri, për të gjitha shijet dhe moshat, ashtu edhe për kronikat serioze të lajmeve nga vendi dhe bota në edicionet e tyre, se po te ishte për gazetat do ndjeheshim si në ishullin e Robinson Kruzo. Vetiu thash me vete: Zoti i ruajt gazetat tona nga Viti i Ri! Natyrisht! – sb” mbyll shkrimin kryeministri.