Berisha shenon golin e 12-te per te ringjallur Brisbein
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Besart Berisha ka shënuar sot golin e tij të 12-të për Brisbein Roar në këtë kampionat, pas suksesit 2-0 ndaj Uellington Feniks që ka ringjallur shpresat e kësaj skuadre për të marrë pjesë në këtë playoff.
Berisha ka shënuar golin e dytë për ekipin e tij në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, ndërsa është tani në vendin e dytë në renditjen e golashënuesve më të mirë të kampionatit. Në këtë sezon, Brisbein Roar nuk po shkëlqen si vitin e kaluar ku u shpallën kampionë, por shpreson që të kthejë fatin dhe të marrë pjesë në playoff falë kthimit në formën më të mirë të Berishës.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar 7 nga 12 golat e tij në vitin 2013, duke lënë pas përfundimisht problemet fizike që e shqetësuan në pjesën e parë të sezonit. Aktualisht, Brisbein është 2 pikë larg vendit të 6-të që të çon në playoff dhe që mbahet nga Njukasëll Xhets, kundërshtari i radhës i kësaj skuadre në sfidën e javës së ardhshme.