Berisha kthehet ne FB: Projekti Tap u perzgjodh, fitoi Shqiperia, projekti i shekullit per ne!
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kryeministri Sali Berisha, pas nje mungese ne profilin e tij ne Facebook eshte rithyer pasditen e sotme, me urimin per perzgjedhjen e projektit te gazsjellesit TAP.
“Te dashur miq, projekti i gazesjellesit TAP u perzgjodh. Fitoi Shqiperia, projekti i shekullit per ne!!! sb”- shkruan ai.
Pas lajmit ne mediat greke, apo edhe ne Reuters, ka qene edhe konsorciumi Shah Deniz II ka informuar OMV-n mbi vendimin lidhur me mënyrën e kërkuar dhe preferuar prej tyre për livrimet e gazit drejt Evropës. “Projekti ‘Nabuco-West’ nuk është përzgjedhur nga konsorciumi që menaxhon furnizimet me gaz, Shah Deniz II”, theksohej në një komunikatë të publikuar nga OMV-ja.
Konsorciumi, që përfshin “Socar”, britanikun “BP”, norvegjezin “Statoil” dhe francezin “Total”, njoftoi se do të publikonte në fund të muajit qershor vendimin mbi livrimin e gazit në Evropë nga Deti Kaspik.
Konsorciumi përzgjodhi projektin e gazsjellësit TAP (Trans Adriatic Pipeline) që do të kalojë nga kufiri greko-turk në Itali duke kaluar nga Greqia dhe Shqipëria.