Berisha e Hysaj flasin për çalimin e mbrojtjes: Kartoni i Kaçes na penalizoi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas një pjesë të parë të dobët që kuqezinjtë zhvilluan një ditë më parë në Austri, kanë reaguar edhe dy nga protagonistët kryesor të këtij takimi, portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi, Elseid Hysaj.
Sipas tyre, dy golat e pësuar në 13´ minutat e para ishin plotësisht të evitueshëm. Reagimi vjen një ditë pas humbjes 2-1 në miqësoren e Vjenës dhe kur reparti i mbrojtjes çaloi më shumë në testin e kuqezinjve.
Duke folur për "Supersport" për lojën e zhvilluar në pjesën e parë, Hysaj vlerësoi meritat e futbollistëve kundërshtar.
"30 minutat e para ishin të vështira për ne sepse, Austria është një skuadër shumë e fortë dhe dicka të tillë e ka treguar mësëmiri në eliminatore. Ata kanë në përbërje lojtarë si Alaba dhe na vunë dhe me meritë na vunë në vështirësi",-tha ai.
Sipas mbrojtësit, dalja e Kaçes me karton të kuq e penalizoi shumë skuadrën. "Normalisht që dalja e Kaces me karton të kuq na penalizoi. Sepse mund të luash keq në pjesën e parë, por mund të rregullosh shumë gjëra në pjesën e dytë dhe nëse je barazim në numër mund ta fitosh ndeshjen",-u shpreh ai.
Ndërsa portieri Etrit Berisha, vlerësoi si aspekt pozitiv të skuadrës, reagimin në pjesën e dytë, duke shënuar edhe një gol me anë të Lenjanit.
"Morëm dy gola më të shpejtë që ishin mëse të evitueshëm dhe normalisht nuk i bëmë një nisje të mirë ndeshjes. Gjithsesi gjëja më pozitive e gjithë kësaj sfide ishte pjesa e dytë, ku treguam gjatë së cilës dolëm në lojën tonë duke treguar vlerat tona",-tha ai.