Berisha:Sheshi ‘Skenderbej’ u kthehet qytetareve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ai shprehu mirënjohjen e tij dhe të qeverisë së tij ndaj mbështetjes së vazhdueshme dhe ndihmës gjeneroze , që madhëria e tij Emiri i Kuvajtit dhe qeveria e Kuvajtit përmes fondit kuvajtian i kanë akorduar Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve, për realizmin e projekteve të rëndësishme. Një ndër këta projekte, për të cilin është punuar intensivisht është rikonstruksioni i sheshit Skënderbej.
“Qeveria shqiptare po bashkëpunon ngushtësisht me bashkinë e Tiranës, për të realizuar sa më shpejt këtë projekte të rëndësishëm, për t’u rikthyer qytetarëve nyjen nevralgjike të qendrës se Tiranën në formën më dinjitoze që ata meritojnë”- tha Berisha. Al-Kharaf vlerësoi arritjet e rëndësishme të qeverisë shqiptare gjatë kësaj periudhe dhe vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore midis të dy vendeve.