Berisha: 'Rama, per te hyre ose jo ne Europe kemi afat deri ne 3 dhjetor, voto 3 ligjet!'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kryeministri Sali Berisha dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike ka mbledhur sot grupin parlamentar të PD-së, ku ka shqyrtuar tre ligjet e kundërshtuara nga PS, të cilat kërkohen nga KE për marrjen e Statusit në datën 3 dhjetor. “Deri të enjten është afati i fundit për miratimin e këtyre ligjeve”, ka shtuar Berisha, duke theksuar se, 'edhe Brukseli është tronditur nga bllokimi'. Duke bërë propozimet e veta, Berisha ka thënë: “Unë i propozova zotit Rama, që të kalojë në mocion të gjithë anëtarët e qarkut të Fierit të shumicës, por po të dojë dhe pakicës, duke u nisur nga praktika të inciuara nga PS në bashkitë dhe komunat e Fierit. Oferta për Fierin është identike, pa asnjë ndryshim me ato nisma që ju zoti Rama keni ndërmarrë në këto komuna. Nëse ka ndryshuar mazhoranca kjo është ndodhi e zakontë në një sistem demokratik”.
Konkretisht sipas Berishës, në 29.06.2012 në komunën Dremenas, në të cilën u vetëbesua kryetari i këshillit u kërkua të futet në rendin e ditës votëbesimi i anëtarit të qarkut nga kjo komunë. Këshilltarët e mazhorancës braktisën mbledhjen dhe çështja nuk u fut në rendin e ditës. Berisha më tej ka kujtuar se në Divjakë aty ku ka qenë kandidat ish-kryeministri Bashkim Fino është bërë e njëjta tentativë. Por përfaqësues të mazhorancës kanë prishur mbledhjet dhe këto janë me procesverbal. Dhe nuk është bërë dot. Në Divjakë mazhoranca është e gatshme jo me braktisje, por të votohet.
Po sipas Berishës, në komunën Bubullimë në datë 26.01.2012 është votuar dhe është zgjedhur përfaqësuersi i PS-së në këshill. Ne kemi pranuar rezultatin dhe nuk e kemi paditur në gjykatë. Në Fier Shegan, 28.08.2012 në mbledhjen e këshillit është kërkuar të votëbesohet anëtari i këshillit të qarkut, por nuk kishte kuorum. "A mund të ketë praktike më ligjore e më të drejtë, se ajo që i ofroj unë zotit Rama? I ofroj atë praktikë, që ai ka mbledhur firma për ta praktikuar. Zoti Rama dhe zoti Ruçi nuk e pranojnë, se e dinë që nuk fitojnë. Por të drejtën e votës nuk ua heqim dot njerëzve. Nenet nuk mund t’i shkelmojmë për këtë".
Më tej kryeministri i ka bërë thirrje zotit Rama: "I propozoj zotit Rama që këshilltarët të mos braktisin mbledhjen, por le të shqyrtohet ajo që kanë propozuar anëtarët e PS-së. Ka gjë më të ndershme se kjo? Votën nuk ia siguroj dot Ramës. Votën nuk e dikton njeri. Të pranojë propozimin që i ka bërë, duke dëshmuar se ngrihet mbi interesat e Gramoz Ruçit, të themi atë që është. Ky përgjegjës për Fierin, ky i di të gjitha këto. Se nuk mund të them që përfaqësuesi im nuk i di të gjitha ato që ndodhin në Fier".
Ndërsa e ka lidhur bllokimin me 100-Vjetorin, Berisha ka thënë: "Të gjesh vullnet për të bllokuar në këtë 100-Vjetor, në historinë tonë mund të gjesh precedentë, por historia është për të nxjerrë mësime, për të mos përsëritur gabime të rënda. Kryetari i partisë më të madhe opozitare nuk preanon të kryejë detyrimin më madhor kushtetues për votimin në parlament të ligjeve, për të cilat jemi të hapur për çdo amendim. Të votosh në parlament është detyrim kushtetues. Me statusin, kapital politik fiton Shqipëria dhe ata që bëjnë detyrën e tyre. Por nuk krijohet kurrë kapital politik, duke dëmtuar interesin jetik kombëtar. Kjo që ofroj unë është rrugëzgjidhje dinjitoze për problemin dhe kushtetuese. Kundërshtimi i Ramës është absolutisht dëshmi e mungesës së vullnetit të plotë për të kundërshtuar ligjet. Por shpresojmë në më të mirën", ka thënë Berisha.