e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

BE akordon 81 milione euro per Shqiperine

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
BE akordon 81 milione euro per Shqiperine
Shqipëria do të përfitojë nga Bashkimi Evropian një investim prej 81 milionë euro për reformat në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe reformën në sistemin e administratës publike. Gjithashtu nga ky financim do të shërbejë për përmirësimin e infrastrukturës së transportit, furnizimin me ujë, kanalizime dhe gjithëpërfshirjen.

“Për shumë vite, qytetarët shqiptarë kanë treguar një mbështetje të fuqishme për anëtarësimin e vendit në BE. Ata e dijnë se jeta e tyre e përditshme do të përmirësohet me afrimin e vendit në BE. Progresi i mëtejshëm varet nga kapaciteti i Shqipërisë për arritjen e objektivave kombëtare dhe ndërmarrjen e reformave. BE është e vendosur për të ndihmuar Shqipërinë të arrijë objektivat”, është shprehur Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule.

Fondi prej 81 milionë euro është pjesë e programit vjetor i BE-së IPA dhe do të mbështetët nga një fond shtesë prej 15 milionë euro nga autoritetet shqiptare.

Me këtë fond do të mbështetën projekte konkrete në fushën e drejtësisë ku parashikohet krijimi i ndërtesës gjyqësore si dhe do të përmirësojë performancën e Policisë së Shtetit. Sa i takon infrastrukturës do të financohet ndërtimi i bypass-it të Rrogozhinës, do të rehabilitohet sistemi për largimin e ujërave të zeza nga Vlora nga e cila BE prit që të përfitojë industria e turizmit.

Që prej vitit 2007, vendet të cilat dëshirojnë të bëhen pjesë e BE-së kanë përfituar fonde nëpërmjet Instrumentit të Ndihmës para-anëtarësimit (IPA). Fondi total për para-anëtarësimin për periudhën 2007-2013 është 11.5 miliardë euro.