e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Berisha: Kryetari i ri i PD-se do te zgjidhet me parimin nje anetar nje vote

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Berisha: Kryetari i ri i PD-se do te zgjidhet me parimin nje anetar nje vote

Kryeministri Berisha thirri sot Kryesinë e partisë, për të diskutuar lidhur me zgjedhjen e drejtuesit të ri të PD-së. Ai  tha se mënyra më e mirë për zgjedhjen e lidershipit të ri është parimi një anëtar një votë. “PD ka pësuar një humbje dhe ajo ka jetik një fillim të ri të fuqishëm. Eshtë në detyrimin tonë më madhor moral, t’i japim asaj mbështetjen totale për fillimin e saj të ri më të fuqishëm që ka patur ndonjëherë. Një fillim i ri do të ishte i pamundur pa një lidership të ri.

Kemi detyrën kryesore, imediate, të hapim procedurën e zgjedhjes së lidershipit të ri. Ai ka fatin që të ketë në shpinë trashëgiminë e mirë të PD-së. Të ketë vizionin e saj, projektin e saj. Në këtë kontekst ai duhet të zgjidhet, 1anëtar 1 votë. Të gjithë anëtarët e PD-së ta konsiderojnë këtë proces si një mision jetik për fillimin e ri të fuqishëm dhe të suksesshëm të PD-së”- deklaroi Berisha. Sipas kreut actual të Partisë Demokratike, brenda një jave kandidatët duhet të paraqesin kërkesën e tyre për këtë post dhe më pas do të nisin procedurat për zgjedhjen e kreut të ri, përmes votave të anëtarësisë. 

“Lidershipi i ri do të bëjë të gjitha analizat e kësaj humbjeje, e cila është serioze, shumëplanëshe, e cila nuk do të kalojë pa një analizë. Ne nuk jemi parti e filozofisë së gjahut. Ne rrafshin njerëzor ai që humbet ndjehet njeriu më fatkeq. Ai ka bërë gjithçka për të fituar, humbi nuk është mirë, por ne nuk bëjmë gjah kurrë. E kemi këtë punën si popull, duam koka turku, por nuk jam unë. Kjo është staliniste. Ne bëjmë analizat.” – tha Berisha. Sipas Berishës, nuk është e nevojshme që kryesia aktuale të japë dorëheqjen, pasi lidershipi i ri do të zgjedhë edhe kryesinë e re të PD-së. “Kryesia mund të jepte dorëheqjen, nuk ja këshilloj. Lidershipi i ri do të zgjedhë kryesinë e vet. Dha dorëheqjen kryetari. Në këtë mënyrë ecim të sigurt drejt një fillimi të ri të fuqishëm. Nëse unë do të doja të shënjoja pasardhësin ai do dilte. Unë nuk do ta bëj këtë, do ta le një garë të hapur. Cilido le të vijë të hyjë në garë, por me një kusht të pranojë garën”- tha Berisha.