Berisha: Do bejme zgjedhje elektronike. Harroni kutite. Ruçi: Shashka e radhes
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka deklaruar serish dje se kriza politike nuk do te zgjidhet permes hapjes se kutive te votimit. Kreu i mazhorances qeverisese, duke folur dje ne Kuvend, vuri ne dukje se kerkesa e opozites per hapjen e kutive te votimit nuk do te merret parasysh, si rruge per zgjidhjen e ngerçit politik dhe se qeveria qe ai drejton do te aplikoje votimin elektronik per zgjedhjet e ardhshme, me qellim shmangien e kontestimeve.
Ne kete menyre, sipas Berishes, nuk do te kete me kuti votimi qe te kerkohen per t'u rihapur nga opozita. Ai u kerkoi gjithashtu socialisteve qe te ndalojne akuzat ndaj komisionereve te tyre per manipulime ne procesin e numerimit gjate zgjedhjeve te fundit parlamentare. Berisha ka ironizuar ndaj deputeteve socialiste, duke theksuar se ata kane frike nga aplikimi i votimit elektronik dhe se do te mjaftohen vetem me stilolapsat me bateri qe perdorin ne Kuvend. "Por, e bukura eshte se do t'ju nxjerr edhe juve nga kutia. Po, po, do t'ju nxjerr. Do t'ju nxjerr edhe juve nga kutia. Nuk do te kete ne zgjedhjet e ardhshme, as kuti, as komisione, as flete votimi. Prit, prit, keni frike nga teknologjia. Mos u tregoni prehistorike. Me degjoni mua. Do te marre fund gjyqi i shemtuar publik qe po u beni çdo dite ne Parlament 20 mije komisionereve socialiste. Nuk ka me komisionere, ka vetem votim me gjurmen e gishtit te bazuar me IT. Nuk do te kete me flete votimi, do te kete ekrane flete votimi, nuk do te kete me kuti votimi, se çfare do te thoni ju me pas kur t'ua heq kutite une juve. Me thoni mua. Ju do te keni serish stilolapsat per te filmuar, i merrni keto se do t'ju jap edhe baterite", - tha dje Berisha.
Ruçi
Por, kete qendrim te Kryeministrit Sali Berisha, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, e cilesoi si nje shmangie ndaj kerkeses themelore te opozites per hapjen e kutive te votimit, si rruga kryesore per daljen nga situata aktuale politike. Sipas Ruçit, ne vend qe Kryeministri Berisha te shprehe vullnetin e tij politik dhe te ofroje zgjidhje per te dale nga kriza politike, po kerkon te zhvendose vemendjen e opinionit publik. Kreu i grupit socialist, i ritheksoi edhe nje here shumices ne pushtet, se nuk ka zgjidhje te krizes politike pa bere transparencen e plote te zgjedhjeve. "Kryeministri vjen per te zhvendosur vemendjen e opinionit publik, dhe aq me teper qe te kontribuoje per uljen e situates politike, dhe te shprehe nje vullnet te mire, ben sikur nuk shikon, ben sikur nuk degjon dhe aq me pak te gjykoje per krizen politike, ekonomike dhe institucionale te ketij vendi. Mire qe vini dhe nuk po e shikoni kete krize dhe qe nuk po degjoni opoziten qe po ju flet per kete krize, qe nuk po degjoni dhe te percaktoni rrugen per te zgjidhur krizen, por, te pakten mos mashtroni opinionin publik. Ne vend qe ta shikosh krizen politike dhe kerkesen e opozites per berjen e transparences, perseri hedh shashkat e radhes, ben demagogjine e radhes dhe ben angazhimin e radhes. S'ka zgjidhje te krizes politike pa bere transparencen e zgjedhjeve",- u shpreh Ruçi. Ai nenvizoi se zgjedhjet mund te kryhen me votim elektronik, por vetem kur te jete kryer transparenca e zgjedhjeve te fundit si dhe permiresimi i Kodit Zgjedhor. "Mos harroni qe jeni Kryeministri '96-es, sesi i manipuluat ato. Mos harroni Kryeminister se ju kemi akuzuar direkt juve per 2009-en, qe vodhet zgjedhjet me listat elektronike dhe kartat elektronike, qe e quanit kryevepren e qeverisjes suaj. Mesa duket iu ka mbetur edhe nje merak, mesa duket ky eshte meraku i fundit, pasi i vodhe me mjete primitive ne vitin 1996-te, pasi i vodhe me karta te ashtuquajtura elektronike dhe me lista elektronike me 2009-en, tani te ka mbetur te vjedhesh edhe me votim elektronik. Kete, keto po u premton shqiptareve. Shqiptaret duan zgjidhjen e krizes politike dhe nuk je ti qe e siguron votimin elektronik apo zgjedhjet e lira demokratike, por jemi te gjithe bashke", - tha ai.
Dje ne Kuvend
Replikat midis Kryeministrit Berisha dhe kreut te grupit parlamentar te PS-se, Ruçi
Sali Berisha: "Por e bukura eshte se do t'ju nxjerr edhe juve nga kutia. Po, po, do t'ju nxjerr. Do t'ju nxjerr edhe juve nga kutia. Nuk do te kete ne zgjedhjet e ardhshme, as kuti, as komisione, as flete votimi. Prit, prit, keni frike nga teknologjia. Mos u tregoni prehistorike. Keshtu qe, ju ndryshoni statutet une do te ndryshoj procedurat e votimit. Ju ndryshoni statutet, une do te dixhitalizoj votimin dhe pastaj çfare do t'u mbetet juve. Jepini fund persekutimit qe po u beni 20 mije burrave dhe grave te pafajshem te partise suaj. Lereni mos u merrni me to, merruni me Sali Berishen, merruni me kritika ndaj qeverise. Vazhdoni, por do te mbeteni, siç thote Fan Noli ne perkthimet e tij, si kofini pas te vjelit."
Gramoz Ruçi: "Ne vend qe ta shikosh krizen politike dhe kerkesen e opozites per berjen e transparences, perseri hedh shashkat e radhes, ben demagogjine e radhes dhe ben angazhimin e radhes. S'ka zgjidhje te krizes politike pa bere transparencen e zgjedhjeve. Mos harroni qe jeni Kryeministri '96-es, sesi i manipuluat ato. Mos harroni Kryeminister se ju kemi akuzuar direkt juve per 2009-en, qe vodhet zgjedhjet me listat elektronike dhe kartat elektronike, qe e quanit kryevepren e qeverisjes suaj. Mesa duket iu ka mbetur edhe nje merak, mesa duket ky eshte meraku i fundit, pasi i vodhe me mjete primitive ne vitin 1996-te, pasi i vodhe me karta te ashtuquajtura elektronike dhe me lista elektronike me 2009-te, tani te ka mbetur te vjedhesh edhe me votim elektronik. Kete keto po u premton shqiptareve. Shqiptaret duan zgjidhjen e krizes politike dhe nuk je ti qe e siguron votimin elektronik apo zgjedhjet e lira demokratike, por jemi te gjithe bashke".
Gazeta Shekulli