e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Berati mbyllet me 4 mandate per PS, 2 per LSI dhe 2 per PD

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Berati mbyllet me 4 mandate per PS, 2 per LSI dhe 2 per PD

Berati përfaqësohet në parlamentin e ardhshëm me 6 deputetë të majtë dhe 2 të djathtë. E ndarë sipas partive në parlamentin e ardhshëm, PS do të ketë 4 deputetë nga ky qark, LSI, 2 deputetë dhe PD, 2 deputetë. Gara në këtë qark ka qenë më shumë mes koalicionit të majtë PS-LSI, të cilat kanë kryesuar qarkun në zona të caktuara. Në Velabisht, “gara” PS dhe LSI janë ndarë me diferencë me më pak se 200 vota, ndërkohë që forcë e tretë ka rezultuar PD me diferencë prej më shumë se 800 votash. Në KZAZ Ura Vajgurore ka një votë popullore për PS me diferencë të madhe nga forca e dytë PD, me më shumë se 1500 vota, ndërkohë që LSI rezulton forcë e tretë.

Në komunën Kutalli gjithashtu fitorja ka qenë e pastër për PS, forcë e dytë PD, me diferencë prej 1435 votash. Në komunën Poshnjë, gjithashtu votat e PS-së kanë qenë dominuese. Ndërkohë nga numërimi kutive në komunën Otllak PS është sërish fituese ndaj PD që renditet si forcë e dytë me një diferencë prej rreth 598 votash, pasuar nga LSI forcë e tretë. Po kështu ka ndodhur edhe në Cukalat. Edhe në komunën Vertop gara ka qenë mes koalicionit PS-LSI, ku fitues me diferencë prej 500 votash ka rezultuar PS. Në komunën Lumas, LSI kryeson e ndjekur nga PS dhe PD. Dy mandate e saj Lëvizja Socialiste për Integrim i ka marrë nga votat e siguruara kryesisht në Skrapar. Në Bashkinë e Çorovodës, LSI ka rezultuar forcë e parë me një diferencë prej rreth 500 vota nga PS force e dytë. PD ka humbur terren në këtë bashki duke e mbyllur me vetëm 290 vota karshi 1582 për LSI dhe 1021 për PS.

Në komunën Bogovë fitorja ka shkuar për LSI brenda koalicionit të majtë, ndjekur nga PS me një diferencë prej 59 votash, ndërsa PD qëndron larg 64 vota. Po ashtu edhe në komunën Vëndreshë gara ka vijuar brenda koalicionit PS-LSI dhe fituese ka rezultuar LSI. Në komunat Gjerbës dhe Potom merr terren PS brenda koalicionit të majtë, e ndjekur nga LSI forcë e dytë dhe PD forcë e tretë. Në Poliçan PS është forcë e parë, e ndjekur nga LSI dhe PD. Në komunën Çepan, LSI forcë e parë, PS e dytë, PD e tretë. Në komunën Leshnje, PS-LSI janë ndarë mes tyre me vetëm 9 vota në favor të PS. PD në këtë komunë rezulton me vetëm 27 vota. Edhe në komunën Qendër-Skrapar ka dominuar vota për LSI, e ndjekur nga PS dhe PD forcë e tretë. PS ka dominuar me votë në bashkinë Kuçovë me një diferencë prej 3173 vota me LSI. Forcë e tretë, PD me 1714 vota. Në komunën Perondi, PS dominon me diferencë 1707 ndaj forcës së dytë politike PD. LSI në këtë komunë rezulton forcë e tretë. Edhe në komunën Kozare gara ka qenë mes PS dhe PD dhe diferenca mes tyre është rreth 30 vota.

Lame dhe Maliqi mbeten jashtë Parlamentit

Partia Socialiste e cila pretendonte në qarkun e Beratit 5 mandate, e ka mbyllur garën elektorale me 4 të tilla, çka do të thotë që kandidati Artan Lame mbetet jashtë kësaj liste. Në fakt surpriza ishin 2 mandatet e LSI në këtë qark. Sipas llogarive paraprake PS pretendonte 5, LSI 2 dhe PD 3. Nga lista e PS mbetet jashtë Artan Lame, ndërsa nga ajo e PD ngelet jashtë Lefter Maliqi. Hyn i dyti në listën e LSI-së, Selfo Kapllani, një emër i panjohur për publikun por i njohur në zonën e tij. Pas përfundimit të numërimit të 302 qendrave të votimit PS ka siguruar në rang qarku katër deputetë në parlamentin e ardhshëm; kryesuesin Fidel Ylli, Ermonela Felajn, Eduart Shalsin dhe Eduart Bejkon. Ndërsa PD do të ketë vetëm dy deputetë nga ky qark, Genc Pollon dhe Astrit Veliajn.

Berat

PS

Fidel Ylli

Ermonela Felaj

Eduard Shalsi

Eduard Bejko

LSI

Nasip Naço

Selfo Kapllani

PD

Genc Pollo

Astrit Veliaj