Beqaj: Partizani, ne janar kthehet aksionere
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ministria e Mbrojtjes vazhdon ta mbajë fort Partizanin, teksa kërkon që në janar, klubi më i madh i futbollit shqiptar, të kthehet në shoqëri aksionere. Të paktën këtë e ka konfirmuar për gazetën “Sport Ekspres”, këshilltari i ministrit Arben Imami, Mentor Beqaj, i cili ka bërë të ditur se Partizani do të vazhdojë të financohet nga Ministria e Mbrojtjes. “Ne vazhdojmë të jemi në gjyq me presidentin e Partizanit, Albert Xhani, i cili, në fakt, ka abuzuar me logon e skuadrës. Në kushtet kur gjykata e shkallës së parë ia ka njohur atij, atëherë ne e kemi apeluar këtë vendim, duke shpresuar se do të ketë drejtësi”, thotë Beqaj.
Por Federata Shqiptare e Futbollit e ka njohur Partizanin e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka luajtur në grupin B të Kategorisë së Dytë, ku dhe ka dalë kampion dimri. Pavarësisht me minimum financash, të kuqtë e Perlat Mustës dhe Marko Pelinxhit e ka përballuar mirë kategorinë e dytë, teksa ka arritur të grumbullojë 24 pikë. “Ne, përderisa na njeh Federata Shqiptare e Futbollit, do t’i nënshtrohemi rregullave të tyre, duke kërkuar që ta kthejmë së shpejti klubin në shoqëri aksionere. Në të tilla kushte, një pjesë të aksioneve të kësaj skuadre ne do t’i hedhim në treg në janar. Që do të thotë se kushdo mund t’i blejë këto aksione, në mënyrë që Partizani të jetë sa më shumë sponsor”, ka përfunduar Beqaj, Kësisoj Partizani në janar shpejt do të jetë shoqëri aksionere, madje ka zëra që një shoqëri amerikane ka ofruar 200 mijë euro për ta blerë logon e të kuqve. Por duhet pritur...