Benzema gëzon Shqipërinë: Nuk do jem me Francën në Europian
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Merr fund telenovela për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema. Futbollisti francez ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Francës për Kampionatin Europian të këtij viti.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë sulmuesi i Real Madridit përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në "Twitter".
"Fatkeqësisht, për mua dhe për të gjithë ata që më kanë përkrahur gjithmonë, unë nuk do të jem në mesin e të përzgjedhurve për Europianin në Francë", ka shkruar francezi.
Mungesa e tij lidhet me procesin gjyqësor për rastin e shantazhit ndaj Mathieu Valbuenas me një video private.
Ky lajm është i mirë për Kombëtaren shqiptare pasi 'Gjelat' janë në një grup me Shqipërinë, Zvicrën dhe Rumaninë dhe një sulmues si Benzema do të ishte një vështirësi më shumë për ekipin e de Biazit. 