Bekenbauer, 'der Kaiser' qe vazhdon te mbreteroje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Britaniket kane marre nje mesim te mire nga ndeshja e fundit me gjermanet dhe nje nga me kryesoret eshte ai i te mos nenvleftesuarit kurre te nje kundershtari si Gjermania dhe te mos te mbivleresuarit e vetes. Por, edhe pse rezultati i fundit ishte i dhimbshem per britaniket, ata dine te vleresojne nje fitore e nje loje dhe mbi te gjitha talentet gjermane ne vite.
Cili mund te ishte gjermani me i famshem dhe me i respektuar per britaniket? Fjala eshte per sportistet ne pergjithesi dhe jo vetem per futbollistet, edhe pse ne kete fushe gjermanet kane prodhuar me shume kampione se ne çdo fushe tjeter sportive. Disa jane te mendimit se njeriu me i dashur i sportit gjerman per nje britanik eshte Jurgen Klinsman, ndersa te tjere dashamires te sporteve me pak impenjative mendojne se Gjermania perfaqesohet me mire nga superkampioni i raketes, Boris Beker, apo edhe nga gjermania tjeter e tenisit, Steffi Graf. Por, nderkohe, pak para ndeshjes se fundit mes Britanise dhe Gjermanise, nje gazete sportive britanike organizoi nje sondazh per te nxjerre gjermanin qe gezon popullaritetin me te vogel ne Britani.
E merrni dot me mend se kush eshte? Per t’ju dhene nje ndihme mund te themi se eshte njeriu qe brenda vendit dhe jashte tij njihet veçse me emrin e tij edhe me nofken “mbreti”, apo “der Kaiser”. Pra personazhi qe ka popullaritetin me te vogel ne Britani eshte Franz Bekenbauer. 64-vjeçari gjerman prej kohesh eshte nje nga personat qe eshte shprehur hapur dhe vazhdimisht kunder skuadres britanike te futbollit dhe si pasoje kjo ka ngjallur me te drejte indinjim te britaniket. Sa per nje rifreskim te situates, Bekenbauer ka thene se skuadra britanike nen drejtimin e Fabio Capellos luan nje loje shqelmash te paimagjinueshme nga asnje skuader tjeter ne bote.
Bekenbauer i ka akuzuar djemte e kombetares britanike si “te lodhur e te djegur” dhe i ka cilesuar “budallenj”, per faktin se kane deshtuar ne te gjitha aspektet kompetitive dhe sportive. Dhe si per fat te keq fjalet e Bekenbauerit dolen te verteta dhe me siguri qe tani pas ndeshjes se famshme britaniket do te mendohen mire para se te thone ndonje gje per “Kaiserin”. Sigurisht qe ne rrethanat e fundit konsiderata “budallenj” mund te quhet me e mira e mundshme per kombetaren britanike.
Me pak fjale Bekenbauer nuk eshte shume kritik, ai eshte veçse “shume gjerman”. Por sigurisht qe britaniket preferojne te jene ata dhe vetem ata personat qe kane te drejte te kritikojne futbollistet e tyre. Megjithate ne rastin e Bekenbauerit vleresimet e tij nuk kane te bejne aspak me ndonje ndjesi antibritanike, edhe pse “mbreti” dhe britaniket nuk eshte se kane pasur ndonjehere me njeri-tjetrin ndonje marredhenie “roze”. E verteta e pakendshme ka te beje me shume me tonin me te cilen eshte shprehur Bekenbauer se sa me ate çfare ka thene dhe ketu lindin edhe keqkuptimet. Bekenbauer eshte bavarez dhe bavarezet edhe ne Gjermani konsiderohen si “race me vete”. Ata jane shume punetore, duan qe te zbaviten shume kur vendosin ta bejne nje gje te tille pas pune dhe sigurisht qe kane nje sens te zhvilluar humori.
Para Kupes se Botes se vitit 1990, Bekenbauer, qe ishte ne ate event trajneri i skuadres kombetare, pyetej vazhdimisht ne lidhje me parashikimin e tij per ate qe do te kishte ndodhur ne finale. Ai vazhdimisht ngrinte supet dhe thoshte: “Te presim dhe te shohim”. Ne gjermanisht ka nje fjale te vetme qe e permbledh kete fjali dhe ajo eshte “Schau”. Aq e famshme u be kjo fjale, saqe edhe gjermanet vete pas Kupes se Botes e perdoren per nje kohe te gjate ne zhargonin e tyre. Paradoksalisht refuzimi i vazhdueshem i Bekenbauerit per te bere parashikime, e beri qe ne syte e te tjereve te dukej si nje profet.
Ne fakt gjermanet e fituan kupen ne Itali ’90, pasi munden Angline ne gjysmefinale dhe Argjentinen ne finale. Dhe nami prej profeti i mbeti gjate “mbretit” te futbollit, nder te pakte futbolliste qe arriti te kishte sukses edhe si trajner e madje te fitonte edhe e Kupen e Botes. Edhe sot e kesaj dite ai vazhdon qe te jete njeriu me me influence ne boten e futbollit gjerman dhe madje edhe nderkombetar. Ndersa nofka “mbret” iu vu ne fund te viteve ’60 per nder te forces dhe ndikimit te jashtezakonshem qe kishte brenda dhe jashte fushes se gjelber. Ne kohen kur ishte kapiten i skuadres se Gjermanise Perendimore, e cila fitoi Kupen e Botes se vitit 1974, Bekenbauer ishte ne kulmin e tij ne fushe. Ai mbahet mend si nje mbrojtes shume elegant, me nje talent te jashtezakonshem. Dhe nofka “mbret” ishte plotesisht e goditur. Per sa u perket gjermaneve ata jane shume te kujdesshem te shprehin ndjenja te theksuara patriotizmi, duke e ditur se nje demonstrim i ndjenjave te tilla mund te merret fare lehte nga te tjeret si shprehje e nacionalizmit.
Por ne rastin e Bekenbauerit gjermanet kane qene gjithmone jashtezakonisht te dashur dhe krenare. Sot pa asnje dyshim Bekenbauer eshte figura me e rendesishme e futbollit qe ka marre permasat e nje ikone. Gjermanet mendojne me te drejte se ai eshte nje mbret qe i ka dhene shume prestigj vendit ne arenen nderkombetare, duke i bere njerezit te mbajne koken lart. Ai jo vetem mori trofete e botes si kapiten ne vitin 1974, jo vetem e drejtoi serish skuadren kombetare kete here nga pozicioni i trajnerit ne vitin 1990 duke siguruar serish kupen, por drejtoi ne nje menyre te suksesshme boterorin qe u zhvillua ne Gjermani ne vitin 2006, qe ne fakt per nga organizimi eshte nje shembull i vertete i perpikmerise dhe cilesise. Aktualisht ai eshte i vetmi se bashku me brazilianin Mario Zagallo qe e ka fituar Kupen e Botes edhe si lojtar, por edhe si trajner. Por, nderkohe eshte i vetmi ne bote qe e ka fituar trofeun edhe si kapiten i skuadres edhe si trajner. Ne planetin me emrin futboll ai ka statusin e nje kolosi.
Dhe si shume sportiste te medhenj edhe Bekenbauer ka nje origjine mjaft modeste. Ishte i biri i nje punonjesi postash dhe erdhi ne jete pak pas fundit te Luftes se Dyte Boterore ne nje Munih te shkaterruar teresisht nga bombardimet e aleateve. Ne vitin 1954, Gjermania Perendimore fitoi Kupen e Botes duke rrahur ne ate kohe Hungarine, e cila kishte nje kombetare jashtezakonisht te forte. Per Gjermanine, e cila dilte e derrmuar nga lufta dhe qe ishte shume e brishte ne syte e opinionit boteror, kjo fitore pati nje ndikim jashtezakonisht te madh, sepse ishte nje arsye per gjermanet qe te krenoheshin serish me veten e kombin e tyre dhe te festonin nje fitore ne shkalle boterore. Per nje vend te ri si Gjermania ne kerkim te identitetit dhe te emrit te mire, ky ishte nje event qe nuk do te harrohej kurre. Dhe kjo fitore ishte e jashtezakonshme per shume arsye dhe mbi te gjitha nje fitore, shija e se ciles zgjati shume. Se pari, ajo jo vetem krijoi, por edhe ruajti ne kohe nje ndjenje optimizmi qe sherbeu si motor energjish per fitore te tjera edhe ne fusha te ndryshme.
Kjo fryme optimizmi dhe entuziazmi “infektoi” edhe periudhen ne te cilen doli ne fushe Bekenbaueri, ne ate kohe nje 18-vjeçar me endrra dhe ambicie te medha. Ai kishte vendosur qe ne ate moshe te shnderrohej ne nje futbollist profesionist dhe per fatin e tij te mire talenti, puna dhe fati ia bene endrren realitet.
Ne qershor te vitit 1964, ai beri debutimin e pare me Bajernin e Munihut, nderkohe qe lojen e fundit me kete skuader e beri ne vitin 1977. Gjate kesaj periudhe dha kontributin e tij te madh per fitoren e tri kupave europiane. Me pas nenshkroi nje kontrate me Nju Jork Kozmos dhe duke u lidhur edhe me Pelen u shnderrua ne nje nga anetaret e se ashtuquajtures “borgjezi” e futbollit te Amerikes se Veriut. Me kalimin e kohes ai e transformoi veten ne prototipin e lojtarit model e modern dhe mbi te gjitha universal, te lojtarit qe ishte i jashtezakonshem ne te gjitha pozicionet e fushes. Edhe sot e kesaj dite, kur dikush eshte universal ne lojen e tij, krahasohet me Bekenbauerin. eshte shume e veshtire qe te gjesh nje njeri me nje ndikim te tille ne te gjitha fazat e jetes se tij futbollistike, duke filluar qe nga momenti kur ishte lojtar e deri kur u be trajner e me pas edhe organizator i kampionatit boteror te vitit 2006.
Jashte jetes se futbollit i mbahet mend nje skandal, qe ne fakt nuk do te quhej i tille ne epoken ne te cilen jetojme, por per vitet ’60 ishte i tille. Ne moshen 18-vjeçare ai la me barre te dashuren e tij dhe mbi te gjitha nuk donte qe te martohej. Nje vendim i tille i shkaktoi ndalimin per te luajtur per disa kohe ne kombetaren e Gjermanise Perendimore (ne skuadren e te rinjve). Dhjetevjeçare me vone u zbulua se ai kishte sjelle ne jete nje vajze jashte martese, por ne ato vite mentaliteti i njerezve ndaj femijeve jashte martese kishte ndryshuar dhe ne çdo rast Bekenbaueri, duke qene se ishte “i dashuri” i Gjermanise, u fal plotesisht nga fansat e tij. Per sa u perket britanikeve, nuk dihet nese ata do ta falin per konsideratat e keqija qe ai pati per djemte e kombetares, por nje gje eshte e sigurt, qe pas humbjes se turpshme me Gjermanine, britaniket te pakten do te fillojne t’ia marrin Bekenbauerit fjalet shume me ne konsiderate.