Bekam-Murinjo krushq? Fëmijët e tyre në një lidhje dashurie
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ish-futbollisti i famshëm anglez, Devid Bekam dhe trajneri portugez Zhoze Murinjo mund të bëhen krushq në të ardhmen.
Sipas gazetës sportive spanjolle, "Marca", vajza e trajnerit të njohur, është në lidhje me djalin e ish-kapitenin e Kombëtares angleze të futbollit, David Beckham.
Gazeta e bën fakt të kryer lidhjen mes Matilde (vajza e Murinjos), 18 vjeç dhe Brooklyn (djali i Bekam), 17 vjeç.
Dy fëmijët e personazheve të famshëm janë në lidhje prej disa javësh. Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit në klubet e Londrës.
