Bejl: Dua te luaj jashte Anglise
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Garet Bejl ka qenë një prej lojtarëve më të mirë në botë, aq sa legjenda Zinedin Zidane e ka cilësuar si më të mirin, duke lënë pas edhe Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon. Për këtë arsye, ai është kthyer në një prej lojtarëve më të kërkuar. Real Madrid veçanërisht ka shfaqur një interest ë madh për të, por edhe Mançester Junaited. Por, vetë Garet Bejl ka pranuar që dëshiron që në të ardhmen të luajë jashtë Anglisë.
“Kam thënë në të kaluarën se do të më pëlqente të luaja jashtë. Asnjëherë nuk mund të parashikohet e ardhmja, por aktualisht po fokusohem në atë që bëj këtu.
Vazhdimisht po më pyesin rreth kësaj, por unë nuk po mendoj shumë… Kemi një punë për të bërë. Kemi vënë një objektiv në fillim të sezonit dhe duam ta arrijmë atë (kualifikimin në Ligën e Kampionëve)”, ka thënë mesfushori uellsian, që me shumë mundësi do të përfundojë në radhët e Real Madrid.