e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bashkia reagon ndaj LSI-së për Tiranën: Ja pse nuk e zgjidhim dot krizën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bashkia reagon ndaj LSI-së për Tiranën: Ja pse nuk e zgjidhim dot krizën

Bashkia e kryeqytetit ka reaguar ndaj anëtarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak lidhur me zgjidhjen e ngërçit financiar që është krijuar te klubi i futbollit të Tiranës, duke thënë se nuk mund ta zgjidhë e vetme këtë situatë, pasi nuk ka shumicën e aksioneve.

fb_img_1448787580099"Nisur nga shqetësimet e ditëve të fundit mbi situatën financiare të klubit të futbollit "Tirana", Bashkia e Tiranës dëshiron të sqarojë opinionin publik, por edhe të gjithë tifozët, se klubi funksionon si një ndërmarrje aksionare dhe bashkia është në minorancë, duke qenë se zotëron vetëm 34% të aksioneve të klubit",-thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.

Reagimi i Bashkisë vjen pas deklaratës së LSI-së ku përmes një shkrese, anëtarët e saj në Këshillin Bashkiak i kërkuan kreut të këshillit që të ndihmojnë klubin bardheblu për të dalë nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhet.

"Kërkojmë nga ana e Bashkisë të përballojë detyrimet që rrjedhin nga përqindja e përfaqësimit si aksionere e Klubit të Futbollit të Tiranës, duke kthyer këtë ekip në vëmendje dhe traditën që meriton", thuhet në letrën e këshilltarëve të LSI-­së",-thuhet në letrën e këshilltarëve të LSI-së.

Ndërkaq, Bashkia sqaron se gjatë kësaj kohe, "klubi "Tirana" ka marrë në përdorim nga Bashkia e Tiranës edhe një grup asetesh si: Stadiumi "Selman Stërmasi" dhe stadiumi "Skënder Halili", të cilët respektivisht janë të pajisur me nga një terren sportiv dhe fusha trajnimi.

Megjithatë, prej disa javësh, kryetari i Bashkisë së Tiranës u ka kërkuar shumicës së aksionerëve të sport klubit "Tirana", të cilët përfaqësohen nga administratori, z. Refik Halili, që të zhvillojnë sa më shpejt mbledhjen e asamblesë së klubit për të marrë vendimet e nevojshme lidhur me situatën aktuale financiare, si pasojë e një drejtimi jo të mirë menaxherial",-njofton Bashkia e Tiranës.