Bashkia Tirane, shkarkohen nga detyra dy pastruese
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Në bashkinë e kryeqytetit vijojnë më tej ndryshimet në administratën vendore. Kështu, java që lamë pas si dhe java e re konkretizon lëvizje të punonjësve në institucion. Konkretisht, disa janë dorëhequr, të tjerë janë detyruar të largohen. Ajo që ka rënë më shumë në sy, fakt që është bërë pjesë e bisedave të këtyre ditëve, është largimi i dy punonjëseve të pastrimit. Të dy pastrueseve u është komunikuar largimi nga puna. Njërës prej tyre i është tërhequr vërejtje me dy shkresa. Në të parën punonjëses i thuhej që nuk kishte përmbushur detyrat dhe nuk kishte kryer punët që i takojnë pa arsye, ndërsa në shkresën e dytë i referohej mungesë etike pas përcjelljes së shkresës së parë.
Largimet
Veç dy punonjëseve të pastrimit, largime të konsiderueshme janë regjistruar edhe në institucionin në varësi të bashkisë, policinë bashkiake. Brenda dy javëve rezultojnë të jenë larguar nga puna 43 punonjës. Sipas Bashkisë së Tiranës, një pjesë e tyre janë larguar me dëshirë, kanë paraqitur dorëheqjen e parevokueshme. Kjo, për shkak se ata ishin militantë, organizatorë të protestave dhe tubimeve të Partisë Socialiste. Në kushtet e rrotacionin politik, kanë dëshiruar të largohen nga puna.
Ndërkohë që pjesa tjetër ka mbyllur marrëdhëniet kontraktuale në bazë të njoftimit të kryer nga institucioni.
Të larguarit me dëshirë, militantët, siç njihen nga sistemi, nuk kanë as vërejtje, as keqardhje pasi ishin në dijeni që pas largimit të ish-kryetarit të bashkisë, Edi Rama, do t’u duhej edhe atyre të lëshonin vendin e punës. Ndërkohë që pjesa tjetër që nuk e mbanin veten për militantë, por thjesht për punonjës të institucionit vendor, çështjen e largimit të tyre nga puna do ta vazhdojnë duke iu drejtuar gjyqësorit dhe duke hedhur të gjitha hapat e parashikuara në legjislacion dhe në kodin e punës.
Kërkesa
Ndërkaq, kontrollet dhe kërkesa e llogarisë në institucionin e Bashkisë së Tiranës është tejet e lartë. Listë-prezenca e punonjësve në dikaster merret disa herë. Drejtues, por edhe punonjës të ngarkuar me detyrë, zyrë më zyrë marrin mungesat dhe kontrollojnë prezencën e punonjësve aktualë të bashkisë, por pa marrë masa apo penalizime.
Kontrolli i fundit dhe më i përfolur nga punonjësit që kërkojnë të largohen shpejt në shtëpi, ishte ai i ditës së premte, në orën 15:45. Marrja e listë-prezencës në një kohë të tillë ka rritur ndërgjegjësimin e punonjësve për të respektuar oraret dhe afatet e vendosura dhe titullari i institucionit.
Po ashtu, si pjesë e kërkesës së lartë të llogarisë është edhe rezymeja e gjithsecilit prej punonjësve të administratës një herë në javë. Është kërkuar që ditën e fundit të javës secili prej tyre të raportojë për punën e kryer gjatë javës, për projektet e realizuara dhe për përmbushjet apo ecurinë e detyrave dhe detyrimeve të sektorit ku punon dhe paguhet.
Sakaq, një çështje me prioritet për të gjithë administratën aktuale të bashkisë mbetet çështja e pagesave të muajit gusht, duke qenë se ndodhemi në fund të muajit dhe na ndajnë pak ditë nga data e tërheqjes së pagave.