Basha:Transparence te plote per 23 qershorin. Sequi: Statusi i arritshem brenda dhjetorit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Situata paszgjedhore dhe lëvizjet e administratës kanë qenë dy nga çështjet kryesore të diskutuara në takimin që zhvilloi kreu i ri i Partisë Demokratike Lulzim Basha me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi.
Në mbyllje të takimit, Basha u shpreh për mediat se i ka shprehur ambasadorit Sequi shqetësimin e PD-së për paralajmërimin e bërë nga mazhoranca së re për spastrime në administratë, si dhe problemet e evidentuara gjatë procesit zgjedhor në Qarkun e Lezhës dhe atë të Shkodrës.
“Procesi kishte dy palë e në këtë kuadër ngrita problemet e evidentuara pas procesin në Lezhë, Shkodër e të tjera zona, ku transparenca e ardhur pas indicieve për parregullsi tregoi se në to ka ngritur përdorimi i elementëve kriminale për të dëmtuar votën, i rrezikshëm e i papranueshëm për perspektivën evropiane të vendit, diskretiton besimin e qytetarit te vota e lirë, duhet të kemi transparencë të plotë të asaj që ka ndodhur dhe çdo përpjekje për ta ndalur mes presioneve edhe fizike ndaj përfaqësuesve është e dënueshme dhe është tregues se përdorimi i elementëve kriminale ishte e organizuar dhe palët duhet të marrin përgjegjësi para qytetarëve dhe ligjit. Jo të shtyhet për në kalendat greke e as të fshihet”, tha Basha.
Ndërsa, ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi theksoi se është me rëndësi një transferim normal i kompetencave ndërsa shtoi se statusi i vendit kandidat mund të arrihet deri në dhjetor.
“Theksova rëndësinë e përfundimit normal të procesit zgjedhore dhe po ashtu folëm për një kalim normal të kompetencave, kjo është e rëndësishme. Edhe në kuadër të mundësisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Si e kam thënë edhe më parë, statusi është i arritshëm brenda dhjetorit, ky është mesazh edhe nga Brukseli, dje presidenca lituaneze tha të njëjtën gjë”, u shpreh ambasadori Sequi.