e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Barcelona thyen rekordin e vet, 108 gola ne La Liga

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barcelona thyen rekordin e vet, 108 gola ne La Liga
Barcelona “mundi” rekordin e klubit prej 105 golash në një sezon në La Liga, falë fitores së fundit prej 4-1 ndaj Malagas, ka do të thotë se skuadra e Pep Guardiolës e ka gjetur rrugën e rrjetës në 108 raste deri më tani, në kampionatin spanjoll, duke tejkaluar standardin e mëparshëm. Shenja e rekordit të mëparshëm “105” u vendos gjatë sezonit 2008-2009, por kjo shifër mbeti në fuqi vetëm deri 14 minuta pasi kishte filluar ndeshja e së mërkurës, kur Karles Pyjol e kaloi për herë të parë në epërsi skuadrën e tij.

Menjëherë pas këtij momenti, Lionel Mesi realizoi një “hat-trick”, duke bërë që të eklipsohet rekordi i mëparshëm dhe të rishkruhet një tjetër rekord i formacionit të Pep Guardiolës, për 108 gola në kampionat, gjatë sezonit në përfundim e sipër. Megjithatë, kjo është një arritje e dytë historike për Blaugranët, sepse Real Madridi kishte më herët një tjetër rekord në këtë drejtim, me 107 gola. Fitorja 3-0 e “Los Blancos” ndaj Atletik Bilbaos në “San Mames”, të mërkurën, bëri që skuadra e Hoze Mourinjos të arrijë shifrën e 115 golave në La Liga, për këtë fushatë.