e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Barcelona, te enjten prezantohet Jordi Alba

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barcelona, te enjten prezantohet Jordi Alba
Jordi Alba do të kthehet tek Barcelona, ekipi tek i cili u rrit para se të bëhej i famshëm fillimisht me Valencian në Spanjë e më pas me kombëtaren spanjolle në të gjithë botën gjatë EURO 2012. Mbrojtësi i majtë u ble nga klubi katalanas gjatë zhvillimit të kampionatit europian dhe do të luajë me Barçën gjatë pesë sezoneve të ardhshme. Prezantimi i tij do të bëhet të enjten, menjëherë pas kalimit të analizave mjekësore.

Të martën u bë gjithashtu e ditur se Jordi Alba, pas fitores së EURO 2012, do të ketë një tjetër ojektiv gjatë këtij sezoni: fitoren e medaljes së artë me Spanjën në Lojërat Olimpike “Londër 2012”. Futbollisti është grumbulluar nga trajneri i kombëtares olimpike së bashku me dy lojtarë të tjerë të ekipit kampion Europe: Javi Martinez dhe Juan Mata.