e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Barcelona, per nje miqsore me..ish-Flamurtarin?

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barcelona, per nje miqsore me..ish-Flamurtarin?
Ekipi i madh dhe kampion i Europës, Barcelona e Spanjës, realizon gjithmonë ndeshje miqësore. Dhe paraprakisht  dërgon përfaqësues të saj në vende të ndryshme, për të parë stadiume dhe për të bërë negociata për zhvillimin e ndeshjeve. Këtë herë me ftesë nga Bashkia e Vlorës, e cila po negocion me klubin për të realizuar një ndeshje miqsore në kuadër të 100-Vjetorit të Pavarësisë. Për të kthyer pas edhe kujtesën e ndeshjes Flamurtari-Barcelona në vitin 1987, që në Vlorë përfundoi me rezultatin 1:1. Por këtë herë kërkohet që në fushë të zbresin Lionel Messi apo Andres Iniesta e me radhë gjithë yjet e Barçës kampione.

Pikërisht sot, dy përfaqësues të klubit të Barcelonës janë parë të vëzhgojnë ambientet e stadiumit Flamurtari në Vlorë. Flitet për një miqësore të mundshme së shpejti, në muajin nëntor, kur Barcelona ka data të lirë, por që përkon edhe me 100-Vjetorin e Pavarësisë.

Pas vizitës bëhet e ditur se ata i kanë konsideruar ambientet e stadiumit si normale për akomodimin 90-minutësh.  Stadiumi në Vlorë është rikonstruktuar dhe madje këtë sezon do të ketë edhe prozhektor për ndeshjet në mbrëmje. Do të jetë vendimi i përbashkët i klubeve dhe i Bashkisë së Vlorës, kryetarit të saj dhe njëkohësisht presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, që do të vendosin rreth kësaj mundësie historike.