e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Barcelona, ne ankth per demtimin e Mesit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barcelona, ne ankth per demtimin e Mesit

Barcelona është në ankth pas dëmtimit të Lionel Mesit në finalen e parë të Superkupës së Spanjës kundër Atletiko Madrid. “Mesi është zëvendësuar, si masë paraprake pas disa shqetësimeve në pjesën e pasme të kofshës së majtë”, shkruhet në një postim të klubit në Twitter.

Argjentinasi tani do t’u nënshtrohet testeve gjatë ditës së sotme për të zbuluar shkallën e dëmtimin, me tifozët që shpresojnë dëmtimi të mos jetë i madh, që do ta mbante atë një kohë të gjatë jashtë fushe. Mesi pësoi një dëmtim të ngjashëm edhe në fund të sezonit të kaluar, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.

Ai arriti të rikthehet në ndeshjen e kthimit, për të ndihmuar Barcën të fitojë, por përkeqësoi gjendjen dhe qëndroi jashtë fushe në tre ndeshjet e fundit të La Liga, kur Barca kishte siguruar titullin. Rreth situatës së Mesit ka komentuar edhe trajnerit Tata Martino, i cili thotë se nuk ka njohuri për shkallën e dëmtimit pa marrë rezultatet nga stafi mjekësor.

“Ai mori një goditje dhe më pas pati një problem muskulor, ndaj ne do të kërkojmë ekzaminime për të parë sa serioze është ajo. Nuk ka kuptim ta mbajmë atë në fushë nëse ai nuk mund të lëvizë me komoditet”, ka thënë Martino.