Barcelona, 35 mln euro për Donarumën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sipas të përditshmes italiane "Tuttosport", Barcelona kërkon portierin e ri të Milanit, Xhanluixhi Donarumën.
17-vjeçari është konsideruar si një talentet më të spikatur të Serisë A dhe për të siguruar shërbimet e futbollistit, katalanasit mësohet se janë gati të investojnë 35 milionë euro në merkato.
Mirëpo, kujtojmë se vetëm disa ditë më parë presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, u shpreh se futbollisti është i pashitshëm.
