e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Barca, Guardiola: Neymar dhe Messi nuk do te kene asnje problem

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barca, Guardiola: Neymar dhe Messi nuk do te kene asnje problem

Pep Guardiola mohoi se ardhja e brazilianit Neymar tek Barcelona mund të krijojë probleme me yllin argjentinas Messi.

“Barcelona ka pasur gjithmonë disa prej lojtarëve më të shquar të kohës së tyre… Neymar dhe Messi janë padyshim dy nga lojtarët më të mirë në botë sot. Messi është një lojtar dhe një person fantastik dhe unë u takua me Neymar, ai ishte një djalë i mirë. Jam i sigurt se të dy s’do të kenë asnjë problem duke luajtur së bashku për klubin”,- tha ai i cituar nga ‘La Marca’.

Ai komentoi edhe thashethemet se Barcelona është në krizë për shkak të dështimeve të fundit në Ligën e Kampionëve: “Një ekip që kemi mbi 100 pikë në ligën spanjolle nuk mund të jetojë një krizë. Barcelona pësoi lëndim në fund të sezonit, por edhe kështu, ka pasur një sezon të madh”,- tha Guardiola.

Pep Guardiola e konsideroi si “normale” humbjen e Spanjës në finalen e Kupës së Konfederatave.