e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Barça 3-1 Arsenal/ Vlerësimi i skuadrave

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barça 3-1 Arsenal/ Vlerësimi i skuadrave

BARCELONA barcelona arsenal suarezTER SHTEGEN 7 - Një punë e mirë e bërë nga gjermani, i cili ka paraqitje gjithnjë e në rritje. Grushtimi ndaj Aleksis Sançez ishte kryevepër.

DANI ALVESH 6.5 - Aktiv si gjithnjë dhe një asist me saktësi milimetrike ndaj Suarezit MATJË 5 - Aktivizimi i tij shton nostalgjinë për... Pikenë.

MASKERANO 6.5 - Rrezikoi shumë në duelin me Ivobin në pjesën e parë, por iu desh që të mendonte dyfish, edhe për shokun e repartit.

ALBA 6 - Ndeshje më pak shkëlqyese se zakonisht, pasi u gjend më shpesh në vështirësi.

INIESTA 6.5 - "Zot" i mesfushës si gjithnjë dhe më i miri i treshes së repartit të ekipit (SERXHI ROBERTO 72' - U fut në momentin më të mirë të ekipit dhe e pati të lehtë).

BUSKETS 5.5 - Nëse Barcelona nuk e qarkullon topin në perfeksion, kjo lidhet edhe me faktin se ai s'ishte në mbrëmjen e tij më të mirë.

RAKITIÇ 5.5 - Pak i dukshëm në fushë dhe nuk pati "kafshimin" e ditëve optimale.

MESI 6.5 - Ospina i grushtoi një top për gol në pjesën e parë, por e pati të pamundur që të mos kapitullonte në fund. Nëntë gola në portën e Arsenalit. I frikshëm!

SUAREZ 7.5 - Shënoi golin e 43-të sezonal në 42 ndeshje dhe jo një gol dosido; Gjysmë roveshatë spektakolare. Dhuroi edhe një asist në golin e Nejmarit.

NEJMAR 7 - Pjesa e parë fenomenale, e dyta në hije. Por, edhe pse nuk ishte aktiv, i mjaftuan dy gjuajtje potente për të dridhur portierin Ospina. Pak sforco, shumë rezultat.

LUIS ENRIKE 6 - Barcelona e tij fiton edhe kur nuk shkëlqen, por tensioni i treguar ndaj Arsenalit kushton më tepër ndaj rivalëve më "vrastarë". Ka punë për të zgjidhur.

ARSENALI

OSPINA 6 - Priti mjaftueshëm topa, por mund ta kishte mbuluar më mirë trajektoren në golin e pësuar nga Nejmari.

BELERIN 6 - Nuk u paraqit keq, në kundërshtim me shokët e repartit të mbrojtjes.

GABRIEL 5 - Gjysmë dështim, "fut ujë" në të gjitha këndvështrimet. Emblemë e papërgjegjshmërisë së Arsenalit në prapavijë.

KOSHIELNI 5.5 - Nuk ka stofin e liderit dhe kjo vihet re qartë.

MONREAL 5 - Nuk ndihmon në fazën sulmuese dhe gabon shumë në mbrojtje.

ELENENI 7 - Surpriza më e bukur e mbrëmjes. Një mesfushor i madh dhe një gol i shkëlqyer. Egjiptiani i bindi të gjithë.

FLAMINI 5.5 - Pa saktësi dhe rendiment në pjesën e parë. Doli nga fusha për problem fizik (KOKELIN 45' - Pak ngulmues dhe i limituar në lojën e tij).

OZIL 5.5 - E nis shkëlqyeshëm, me driblime dhe goditje të rrezikshme nga distanca. Më pas, humbi në fushë IVOBI 6.5 - U aktivizua në surprizë, por provokoi shumë vështirësi për mbrojtësit e Barcelonës. I shpejtë dhe i fuqishëm. Me të ardhme.

SANÇEZ 6 - Ish-sulmuesi i katalanasve ishte një rrezik konstant, me inkursione vetjake. Por, nuk diti të finalizonte.

UELBEK 6.5 - Rrezik publik. Vuri në vështirësi Matjën gjatë gjithë kohës dhe krijoi shumë hapësira për shokët e tjerë të ekipit.

VENGER 5.5 - Arsenali i tij del me kokën lart, pavarësisht se rezultati nuk tregon lojën që u zhvillua në fushë. Por, "topçinjtë" nuk luftojnë më për asgjë tashmë. Fundi i një dinastie?!