e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bala: Golin ia dedikoj familjes dhe shqiptareve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bala: Golin ia dedikoj familjes dhe shqiptareve

Bekim Bala ishte padyshim heroi i mbrëmjes, i cili me golin e tij na dhuroj një fitore spektakolare ndaj Portugalisë. Pas përfundimit të ndeshjes, Bala shprehet se ky është fillimi më i mirë i mundshëm dhe se golin e tij ia dedikon familjes dhe të gjithë shqiptarëve.

“Erdhëm me besim morëm tre pikë dhe është fillimi më i mirë i mundshëm. Mendova se topi do të dilte jashtë por me refleksin e sulmuesit e godita me të djathtën. Duhet të luajm çdo ndeshje si ndaj Portugalisë dhe të marrim maksimumin. Golin ia dedikoj babait, familjes dhe të gjithë shqiptarëve”, ka thënë Bala.